Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Joao Felix ëndërron Topin e Artë: “Mbappé, Haaland e Vinicius kundërshtarët që duhet të kaloj”

Lapsi.al 11 September 2022
Joao Felix ëndërron Topin e Artë: “Mbappé, Haaland e

Joao Felix synon lart, ai dëshiron Champions League dhe Topin e Artë. Portugezi, i cili luan për Atletico Madrid që nga viti 2019, po kërkon kurorëzimin e tij në shtëpinë e Colchoneros. 22-vjeçari mbërriti në Madrid nga Benfica kundrejt pagesës së një klauzole lirimi prej 120 milionë euro plus 6 milionë të tjera për kostot financiare që lidhen me operacionin. Blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Eshtë e panevojshme të thuhet se kishte shumë pritshmëri, por, vitet e para, në Madrid ishin pak të zhgënjyer. Sezoni i ri megjithatë ka nisur pozitivisht dhe i riu synon objektiva të rëndësishëm. Lojtari foli për Atleticon dhe të ardhmen e tij në mikrofonat e Marca-s.

Joao Felix është në formë të shkëlqyer dhe e pranon se ndihet shumë mirë: “Mendoj se është gjithmonë e rëndësishme të fitosh për ta filluar mirë. Në planin personal ndihem shumë mirë, kam besim në mundësitë e mia dhe të ekipit. Niveli mesatar është shumë i lartë dhe ka konkurrencë të madhe për të fituar një vend në ekip në të gjitha repartet. Secili prej nesh duhet të luftojë shumë për të fituar një fanellë titullare. Skuadra po më ndihmon dhe shpresoj që kjo periudhë të vazhdojë. Kam ndjesinë se duhet të bëj maksimumin për të ndihmuar klubin dhe ekipin. E nëse shokët e mi të skuadrës më shohin si lider, aq më mirë. Në këtë mënyrë ka më shumë mirëkuptim dhe argëtohemi shumë më tepër”.

Edhe skuadra është në super formë, madje për 22-vjeçarin është Atletico më i mirë ndonjëherë: “Unë mendoj se ky është Atletico më i mirë për sa i përket cilësisë. Kemi gjithçka për të qenë konkurrues si në Spanjë ashtu edhe në Evropë”.

Pastaj objektivat, Champions League dhe padyshim Topi i Artë: “Cholo më mësoi shumë dhe zbulova disa aspekte që as nuk i kisha marrë parasysh. Gjithçka që kam mësuar po më ndihmon dhe mendoj se kam ende shumë hapësirë për përmirësim. Kam shumë vite futboll përpara meje dhe shumë për të fituar, përfshirë edhe Topin e Artë. E shoh si një objektiv që është ende shumë larg, por që me kalimin e kohës megjithatë është afruar. Pas disa vitesh do të shohim nëse i kam shkurtuar edhe më tej distancat”.

Por kush janë kundërshtarët që duhen kaluar? Joao Felix e di shumë mirë se me cilët duhet t'i bëjë llogaritë për trofetë e mëdhenj: “Mendoj se jam pjesë e gjeneratës së re me Mbappé, Haaland e Vinicius. Ata janë kundërshtarët që duhen kaluar vit për të fituar Topin e Artë dhe Champions League”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI