Flash

Bylis triumfon në Laç, Vukicevic pëson humbjen e tretë radhazi: malazezi përsërit rezultatet që e shkarkuan vjet

Lapsi.al 11 September 2022
Bylis triumfon në Laç, Vukicevic pëson humbjen e tretë

Trumçi në minutën e 50 vendos ndeshjen në favor të Bylis dhe fut në telashe të mëdha Lacin dhe teknikun e saj Vukicevic. Malazezi në aventurën e dytë në Kurbin, përsërit pothuaj të njëjtat rezultate që e cuar drejt shkarkimit në javën e 5 të edicionit të kaluar: atëherë ishin tre humbje e dy barazime, ndërsa tani janë një fitore e tre humbje radhazi në katër javët e para të kampionatit. Kushedi nëse presidenti Laska nuk do të ketë durim të presë edhe javën e pestë për t'i treguar rrugën e daljes një trajneri që dy sezone radhazi ka dështuar të cojë drejt suksesit një skuadër të menduar për të luftuar të paktën për Europën.

Këtë herë edhe me Borysiuk e Babatunde nga minuta e parë, Laci dështoi të fitonte në shtëpi kundër skuadrës së ardhur nga Kategoria e Parë. Sikur të mos mjaftonte humbje me Egnatian, një tjetër skuadër që sezonin e kaluar shpëtoi me vështirësi, tani vjen një goditje që e mban me tre pikë Lacin, në kuotë të barabartë pikësh me Teutën dhe vetëm mbi Kukësin. Kurbinasit rastin më të mirë për të kaluar në avantazh në pjesën e parë e kishin në të 17’ kur harkimi nga e djathta devijohet nga Prenga për Adeleken, që në shtyllën e dytë nuk e dërgon dot në rrjetë. Ballshiotët i besuan shumë goditjeve standarde nga ku Damcevski e Kacorri patën mundësitë e tyre.

Pastaj në pjesën e dytë vendosi një gol spektakolar i kapitenit të Bylisit, Aleksander Trumçi, që i ka mjaftuar skuadrës ballshiote për të marrë tre pikët në transfertën e Laçit duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë në klasifikim. Ekipi i Arjan Bellajt është treguar cinik kur duhej duke marrë një fitore, që lë pas zhgënjimin e humbjes së parë sezonale me Partizanin.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI