Flash

Zjarr në zonën Rinia në Durrës

Një zjarr i madh ka përfshirë një fushë të madhe me shkurre në sektorin Rinia po u afrohet disa tokave dhe banesave. Banor&e...

16:05

Del në nxemje e pastaj nuk futet, plas çështja Asensio te Real: “Nëse është i zemëruar, e kuptoj”

Lapsi.al 12 September 2022
Del në nxemje e pastaj nuk futet, plas çështja Asensio te Real:

Reali mposht Mallorcan pa Benzema dhe Ancelotti shijon zgjidhje të reja dhe... shënues të tjerë në mungesë të francezit. Megjithatë, përtej rezultatit, siç raportohet nga AS, ka shpërthyer rasti Asensio.

Lojtari fillon të humbasë durimin dhe, më e keqja, nuk bën asgjë më për ta fshehur. Si anësori, ashtu edhe Mariano, bënë nxemje për një kohë të gjatë, por Ancelotti u detyrua të bënte një ndryshim të papritur për shkak të dëmtimit të Lucas Vázquez. Hapësira e fundit u rezervua kështu për Carvajal. Zgjedhje të detyrueshme, por që nuk u kapërcyen nga Asesnio. Kur Davide Ancelotti iu drejtua atij dhe Marianos duke i shpjeguar se nuk ishte rasti të vazhdonin nxemjen, Asensio e pati të vështirë të fshihte zemërimin dhe zhgënjimin e tij: hoqi jelekun e tij, e hodhi me një lloj inati dhe më pas u ul rëndë në pankinë pranë shokëve të skuadrës.

Reagim që Ancelotti, në fund të ndeshjes, e mirëkuptoi. Trajneri italian e ka theksuar këtë në konferencën për shtyp. "Në fakt unë doja të bëja një zëvendësim. Nuk është rastësi që edhe Mariano po bënte nxemjen. Më pas u dëmtua Lucas Vazaquez dhe në atë moment u hodhën në erë të gjitha planet. E kuptoj që është i inatosur, nëse është edhe unë jam dakord me të. E kuptoj që do të luajë, është e rëndësishme që çdo lojtar të dalë në fushë. Ai është një nga lojtarët më të penalizuar në skuadër, e pranoj këtë." Numrat dëshmojnë se kanë të drejtë... të dy. Asensio ka pak minuta në shtatë daljet e para. Dy prezenca, një në Liga dhe një në Ligën e Kampionëve, në total 17'. E është tejkaluar, në hierarki, nga Rodrygo dhe Hazard.

Gjithçka sugjeron se lamtumira e planifikuar për verën e kaluar vetëm është shtyrë. Edhe para mbylljes së afatit kalimtar dimëror, lojtari kishte menduar të largohej nga Casa Blanca por për mungesë alternativash dhe kohe ai mbeti në Madrid. Ndërkohë ai ka ndryshuar menaxherë duke u mbështetur te Jorge Mendes. Ndjesia është se ai do të largohet nga Reali janarin e ardhshëm, duke i lejuar edhe klubit të arkëtojë diçka, duke pasur parasysh se kontrata e tij skadon në qershor 2023 dhe ideja e rinovimit nuk është në planet e asnjërës palë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI