Flash

Si u shpërbë shteti dixhital nga piratët e “Homeland Justice”

Lapsi.al 12 September 2022
Si u shpërbë shteti dixhital nga piratët e “Homeland

Nëse kjo është luftë, e sigurtë është që nuk po shijojmë fitoren. Përkundrazi, situata është turpëruese për shtetin shqiptar.

Që nga korriku, provat janë të mjaftueshme për të thënë se i ashtuquajturi “shtet dixhital” është shpartalluar nga sulmet e hakerave, që jo vetëm i kanë vjedhur informacionet dixhitale, por edhe i kanë përdorur për ta poshtëruar atë.

Një nga momentet më të turpshme ishte publikimi i postës elektronike të kryeministrit Edi Rama, që doli pas sulmit të parë në korrik të këtij viti.

Ndërhyrja në sistemin TIMS ishte po kaq i rëndë. Si për t’u tallur, u publikuan pamjet e policëve të çorintuar para kompjuterave në pikat kufitare, ku u krijuan radhë të gjata.

Dhe në fund, me një mesazh në Telegram hakerat thonë se kanë nxjerrë në shitje 800 Giga Byte të dhëna për më pak se 600 dollarë.

Mendohet se këto janë vjedhur gjatë muajit korrik, kur e gjithë administrata ndërpreu lidhjen me internetin për shkak të sulmit kibernetik. Bashkë me të dhënat e sistemit TIMS, ato përmbajnë informacione për të gjithë personat që kanë hyrë dhe kanë dalë nga Shqipëria.

E gjitha mund të jetë një bllof, por sistemi mund të konsiderohet tanimë si një han pa porta.

Krejt ndryshe nga notat triumfuese me të cilat u propagandua ngritja e sistemit E-Albania apo mbrojtja kibernetike që na ofrojnë kompanitë e huaja.

Të paktën kështu u përpoq të bindte shefi i qeverisë Edi Rama, në korrik të këtij viti.

Rama me nota triumfuese

“Agresioni është zmbrapsur me sukses” garantoi kryeministri në muajin korrik, pas sulmit të parë, kur foli për “një superskuadër shqiptaro-amerikane”.

Rama fajësoi mediat për raportimet duke garantuar sigurinë kibernetike, garanci që i përsëriti edhe pas ndërhyrjes në TIMS.

“Agresioni nuk ia ka arritur asfare qëllimit, asnjë zhdukje a rrjedhje serioze të dhënash” ka shkruar Rama duke mohuar dëmet nga hakerimi.

Që nga e premtja, kur u konstatua ndërhyrja në sistemin TIMS, reagimi i parë ishte ai i fikjes së të gjithë sistemit.

Deri në mbrëmjen e të hënës së datës 12 Shtator, policia e shtetit ende nuk ka rivënë në punë një pjesë të sistemit dixhital. Ka vështirësi në punimin e sistemit të gjobave, në shërbimin e lejeve për të huajt apo në sistemin e ndërlidhjes së brendshme.

Një burim nga policia e shtetit tha se aktualisht po punohet për “pastrimin” e sistemit në mënyrë që të eleminohet çdo mundësi e ndërhyrjes nga jashtë.

Mbi 100 milion euro shpenzime për shtetin dixhital

Tenderat nga AKSHI për investimet në rrjet kanë qenë të shumta. Përgjatë tre viteve të fundit, janë së paku 162 prokurime që kapin vlerën mbi 100 milionë euro.

Prej vitit 2021 vlera shkon se paku në 20 miliardë lekë, ose 164.58 milion euro.

Një nga prokurimet më të fundit është dhe mirëmbajtje e sistemit e-aktet që do të kushtojë 34 milionë lekë./Lapsi.al

Të këshilluara

Analiza e BIRN/ Dosjet e kyçura në SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK u themelua në dhjetor të vitit 2019 me qëllim hetimin e korrupsionit në nivelet e larta ...

14:47

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI