Flash

Pogba ka paguar realisht një shtrigan: ja zbulimet e dala nga marrja në pyetje e francezit

Lapsi.al 5 September 2022
Pogba ka paguar realisht një shtrigan: ja zbulimet e dala nga marrja

Vazhdojnë të dalin detaje të reja rreth historisë groteske që përfshiu Paul Pogba. France Info, në fakt, ka nxjerrë në dritë pjesë nga procesverbali i marrjes në pyetje të francezit, që u zhvillua në muajin gusht. Marrja në pyetje në të cilën mesfushori i Juventusit sqaroi edhe "misterin" e magjistarit, të cilit në fakt mesfushori vërtetë i ka paguar para, por jo për të mallkuar shokun e tij të kombëtares Mbappè...

Asnjë mallkim ndaj Kylian Mbappè, siç e akuzoi vëllai i tij ditët e fundit, edhe pse Paul Pogba konfirmoi se ai në të vërtetë pagoi një "marabout", një magjistar afrikan. Kjo është ajo që del nga marrja në pyetje e mesfushorit. Ish-lojtari i Manchester United u shpjegoi gjyqtarëve se paratë e dhëna magjistarit ishin një donacion për një shoqatë që ndihmon fëmijët në Afrikë. Më tej, francezi u shpreh i bindur se vëllai i tij Mathias, akuzuesi i tij i madh, është vetë viktimë e shantazheve dhe kërcënimeve nga zhvatësit.

Pogba ka shpjeguar se tashmë e ka ndërruar dy herë numrin e telefonit pas “vizitës” që zhvatësit i kanë bërë në qendrën sportive të Juventusit. Ndërkohë, panorama po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar: edhe Yeo Moriba, nëna e Paul dhe Mathias, në fakt është kërcënuar në muajin korrik: disa burra i kishin shkuar në shtëpinë e saj duke pretenduar se e kishin mbrojtur djalin e saj "nga ata që i donin të keqen”, dhe duke i kërkuar 13 milionëshin e famshëm për këtë.

Gjithsesi, historia mbetet e paqartë dhe po shkakton alarm në Federatën Franceze dhe jo të vogël, në vigjilje të Botërorit të Katarit.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI