Flash

Juventusit i del më keq, Pogba tani do të operohet: ndalesë 40 deri në 60 ditë

Lapsi.al 5 September 2022
Juventusit i del më keq, Pogba tani do të operohet: ndalesë 40

Në fillim u duk se rikthimi i Pogba do të ndodhte së shpejti, duke qenë se lojtari doli në stërvitje me top, por gjërat kanë ndryshuar në mënyrë të befasishme, duke e lënë të hutuar Juventusin: Paul Pogba, çuditërisht, vendosi të bëjë operacion gjurin e djathtë duke u futur në sallë pikërisht sot. Francezi ka bërë prapaktheu nga idea për terapinë konservatore të zgjedhur më herët. Koha e parashikuar e rikuperimit është midis 40 dhe 60 ditë. Tani pritet vetëm deklarata e Zonjës së Vjetër.

Është një zgjedhje e papritur, ndoshta rezultat i periudhës delikate që po kalon francezi: problemi i gjurit u shfaq gjatë turneut në SHBA, duke e vendosur Oktapodin përballë një udhëkryqi: të vepronte menjëherë, duke rrezikuar të jetë sërish i disponueshëm vetëm në fillim të vitit 2023, apo të rrezikonte duke luajtur pavarësisht nga kundërindikacionet? Fillimisht Pogba kishte zgjedhur opsionin e dytë, për të ndryshuar mendje vetëm në orët e fundit. Në minutat e ardhshme ai do t'i nënshtrohet meniskektomisë, duke shpresuar që të jetë sërish i disponueshëm para Kupës së Botës në Katar. Kështu, kampioni i Botës do të kthehet pikërisht në kohë për thirrjet në Katar dhe do të rrezikonte të rikthehej në kapacitet të plotë te Juventus jo para janarit, siç theksoi në konferencë vetë Max Allegri.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI