Flash

Derbi shqiptar në Europë i buzëqesh Ilir Dajës, Ballkani një hap nga grupet e Conference: ja rezultatet

Lapsi.al 18 August 2022
Derbi shqiptar në Europë i buzëqesh Ilir Dajës, Ballkani

Dështimi me Partizanin është një histori e lënë pas shpinë nga Ilir Daja, që tani po bën historinë me Ballkanin. Derbi shqiptar në Europë i ka buzëqeshur teknikut shqiptar të formacionit kosovar, që shkoi të fitojë 2-1 në transfertë përballë Shkupit, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt grupeve të Conference League. Tani në kthim për Daja mbetet vetëm të mbrojë rezultatin në ndeshjen e kthimit të play-off.

Në fushë, në playoff, kanë zbritur edhe skuadrat e rëndësishme të kompeticionit. Ka nisur me një sukses aventura në Europë e Vincenzo Italianos në pankinën e Fiorentinës. Në ndeshjen e parë zyrtare të Conference League violat kaluan 2-1 Twenten. Në Firence sfida u zhbllokua menjëherë: Nico Gonzalez hapi serinë e golave në minutën e 2', Cabral dyfishoi në të 31’. Në pjesën e dytë shkurtoi diferencën Cerny në të 65’.

Fitore edhe për West Ham dhe Villareal, që nuk zhgënjyen në shtëpi duke hedhur një hap për në grupet e turneut më të ri në Europë. Goli i parë anglez edhe për Scamacca në radhët e londinezëve të Hummers. Surprizat erdhën nga Gjermania dhe Izraeli, ku Kolni humbi përballë Fehervarit në shtëpi, ndërsa Nice u mund në transfertë nga Makabi i Tel Avivit. Një tjetër sfidë interesante ishte ajo midis Baskaseihir dhe Antëerp që u mbyll në barazim 1-1.

Qualification Europa Conference League

Rakow Czestochowa 2-1 Slavia Prague

Maccabi Tel Aviv 1-0 Nice

Molde 0-1 Wolfsberger AC

PFC CSKA-Sofia 1-0 Basel

RFS 2-2 Linfield

Slovacko 3-0 AIK

Young Boys 0-1 Anderlecht

CS Universitatea Craiova 1-1 Hapoel Beer Sheva

Istanbul Basaksehir 1-1 Royal Antwerp

FC Vaduz 1-1 Rapid Wien

Zrinjski Mostar 1-0 Slovan Bratislava

Maribor 0-0 CFR Cluj

FC Cologne 1-2 Fehervar FC

FC FCSB 1-2 Viking

Lech Poznan 2-0 F91 Dudelange

Villarreal 4-2 Hajduk Split

West Ham United 3-1 Viborg

AZ Alkmaar 4-0 Gil Vicente

Fiorentina 2-1 FC Twente

Partizan Beograd 4-1 Hamrun Spartans

Shkupi 1-2 Ballkani

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI