Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Miting i madh në Tiranë, Rama nxjerr në shesh administratën para se të ikë me pushime

Lapsi.al 21 July 2022
Miting i madh në Tiranë, Rama nxjerr në shesh administratën

Edi Rama është befasuar nga protesta e 7 korrikut e thirur nga Sali Berisha dhe ky nuk është më një lajm. Masiviteti i asaj proteste ishte i pazakontë po të kemi parasysh momentin kur u organizua dhe krizën në të cilën është opozita. Aq shumë e ka shqetësuar kryeministrin ajo ngjarje sa ai ka vendosur të mos largohet me pushimet e verës pa bërë një demonstrim force në shesh për Sali Berishën. Lapsi.al mëson se në takimin e një dite më parë me drejtuesit e rinj të Partisë Socialiste në Shqipëri, Rama ka lënë porosi për organizimin e një manifestimi të madh më datë 28 korrik ora 19:00 në sheshin “Skënderbej”.

Me detyrim përcaktim punonjësit e administratës shtetërore dhe militantët e PS nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në Tiranë mes temperaturave të larta për të dëgjuar thjesht një fjalim të Edi Ramës. Njësoj siç bëri Sali Berisha në vitin 2009 kur pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, thirri një miting të madh dhe koncert me Çiljetën, edhe Edi Rama 13 vite më pas duket se do të bëjë të njëjtën gjë pas hapjes së negociatave me BE-në.

Nuk dihet me saktësi nëse do të ketë këngëtarë që do i bashkohen shfaqjes së tij propagandistike, por çfarë nuk mund të dyshohet është se ky manifestim cilësohet si një demonstrim force i qeverisë që mbush sheshin me administratën publike dhe me militantë. Fiks ashtu siç bënte dikur Sali Berisha po bën të njëjtën gjë edhe Edi Rama sot teksa shikon se si pushteti i tij rrënohet dita-ditës nga aferat korruptive m’u para syve të një drejtësie të kapur prej tij.

Në takimin e djeshëm janë shpërndarë porositë sipas qarqeve me numër të caktuar njerëzit që duhet të sjellin në Tiranë. Temperaturat e larta, çmimi i shtrenjtë i naftës apo pushimet verore që mund të kenë planifikuar njerëzit nuk kanë rëndësi. Qëllimi justifikon mjetin dhe çdo situatë tjetër. Rama kërkon të ketë në shesh sa më shumë njerëz atë ditë. Porosinë për këtë organizim do ua lejë edhe kryetarëve të bashkisë në takimin dy ditor që do të ketë me ta në Pogradec këtë fundjavë.

Nuk ka asnjë justifikim! Tirana atë ditë duhet të mbushet me njerëz për të dhënë simbolikisht mesazhin e fortë te kundërshtari dhe opinioni publik se këtu shumicën qoftë dhe në shesh e ka Edi Rama. Një arsye tjetër për këtë shfaqje propagandistike Rama e gjen te Ilir Meta. Direkt pas daljes nga zyra e Presidentit të Republikës, Meta do të jetë një Konventën Kombëtare të LSI-së duke rikonfirmuar rikthimin e ashpër në politikën aktive në opozitë me Edi Ramën.

Teksa Berisha e demonstroi forcën e vet më 7 korrik, Meta do ta bëjë më 25 korrik, Edi Rama nuk ikën me pushime pa treguar se edhe ai ka popullin me vete. E ndërsa opozita është në rolin e vet natyral të tubohet dhe protestojnë kundër qeverisë, e pazakontë për një vend normal është që të tubohet qeveria në shesh. Por nën qeverisjen e Edi Ramës ne kemi kohë që nuk jemi më një vend normal, prandaj edhe shfaqje të tilla janë të pranueshme brenda anormalitetit tonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërq...

19:52

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI