Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë
Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.
Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.
Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.
Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin
Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit
Pikërisht pas këtij hetimi tre vjecar përflitet se SPAK do të presë flet arrestet, ndonëse një thashethem i tillë qarkullon në mjediste e politikës dhe drejtësië së paku prej gjashtë muajsh. ©Lapsi.al