Flash

Masakra e Fushë Krujës/ Si u ekzekutuan 3 të rinj në atentatin mafioz

Lapsi.al 17 July 2022
Masakra e Fushë Krujës/ Si u ekzekutuan 3 të rinj në

Një masakër me 3 të vrarë kishte kohë që nuk regjistrohej në Shqipëri. Dhe nuk bëhet fjalë për sherr në familje apo përplasje mes 2 komshinjve për gardhin dhe vijën e ujit, por për një atentat të mirëfilltë mafioz.

Ngjarja ndodhi në një rrugë kombëtare në atë që njohet si mbikalimi i Fushë Krujës. Viktimat janë emra të njohur të drejtësisë: Brilant Martini, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Si ndodhi?

3 të rinjtë po udhëtonin me një automjet tip Volksvagen nga Tirana në drejtim të Lezhës. Dyshohet se autorët i kanë ndjekur dhe në mbikalimin e Fushë Krujës ata u kanë dalë paralel dhe kanë hapur zjarr në lëvizje.

Makina e viktimave është përplasur me barrierat mbrojtëse dhe më pas ka shpërthyer në flakë. Burime në vendin e ngjarjes thanë se 30-vjeçari Diklen Vata nga Laçi ka mundur të dalë nga makina, por njëri prej autorëve ka zbritur nga makina dhe e ka qëlluar atë kur ka qenë i shtrirë në tokë për t’u siguruar që vrasja kishte shkuar deri në fund.

[caption id="" align="alignnone" width="610"]Kush është viktima Brilant Martinaj/ Kushëriri i Ervis Martinajt, i akuzuar për vrasjen e Xhulio Prelës - Top Channel Brilant Martinaj[/caption]

Ndërsa dy viktimat e tjera, Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha nuk kanë mundur të dalin nga automjeti që më pas është shkrumbuar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur mbi 60 gëzhoja.

Pak minuta më pas një makinë u gjet duke u djegur në zonën e fshatit Larushk, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Në videon e siguruar nga lapsi.al shihet se si ekspertët janë duke marrë nga makina të dhëna që mund të ndihmojnë hetimin.

[video width="480" height="262" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Video-2022-07-17-at-5.02.10-PM-1-1-1.mp4"][/video]

Policia ka konfirmuar se brenda automjetit te djegur janë gjetur 2 kallashnikovë dhe një armë automatike MP5 që dyshohet se janë përdorur nga autorët.

Në zonë ka nisur një operacion i gjerë kërkimi nga forcat speciale të mbështetura nga ato RENEA, me qëllim identifikimin dhe ndalimin e autorëve, por deri tani pa rezultat.

Cilët ishin viktimat

Nisur nga emrat e viktimave besohet se vrasja e sotme është në vazhdën e një sërë krimesh të rënda që kanë tronditur kryeqytetin vitet e fundit për shkak të përplasjeve mes grupeve kriminale.

Brilant Martinaj është i afërm me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj, emri i të cilit ka dalë në një sërë ngjarjesh kriminale. Brilant Martinaj është autori i dyshuar për vrasjen e policit të FNSH-së Xhuliano Prela dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.

[caption id="" align="alignnone" width="698"]U vranë sot në Fushë-Krujë, Brilant Martinaj dhe Diklen Vata foto me Stresin  dhe grupin e tij - infowebtv.com Foto e publikuar nga JOQ[/caption]

26-vjeçari Prela u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të datës 5 dhjetor të 2020 me 3 plumba teksa po kthehej nga Shkodra për në Tiranë. Brilant Martinaj është shpallun në kërkim që nga ajo kohë, por nuk ishte mundur të gjendej nga forcat e rendit.

Edhe Diklen Vata ka qenë i arrestuar për drogë. Në vitin 2017 u arrestua në afërsi të shkollës “Bajram Curri” pasi gjatë kontrollit fizik i është gjetur e fshehur në çorape një mbështjellëse me kokainë si dhe 3 mbështjellëse të tjera të fshehura në çelësat e makinës.

Një sasi tjetër droge iu gjet në banesë. Vata u lirua dhe më pas ka ikur nga Shqipëria. Nuk dihet se si ai është rikthyer sërish në vend ku edhe humbi jetën në atentatin mafioz të së dielës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI