Flash

Nga kriza në katastrofë/ Raporti që nxjerr 90 mijë shqiptarë me 5.5 dollarë në ditë

Lapsi.al 11 July 2022
Nga kriza në katastrofë/ Raporti që nxjerr 90 mijë

Së fundmi, qeveria e ndërpreu 3 mijë lekëshin që u shpërndau pensionistëve për të përballuar rritjen e çmimeve, pas luftës në Ukrainë. Kjo e shtoi akoma më shumë peshën e shpenzimeve për më të varfërit, por duket se krizën nuk e kanë ndjerë vetëm pensionistër, por të gjitha familjet shqiptare.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, ishte 7.4% në qershor, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit. Kjo shifër tregon se leku është zhvlerësuar me shpejtësi. Me të njëjtat sasi lekësh, po blejmë më pak.

Rreth 42% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime dhe pije jo-alkoolike, një përqindje që është më e larta në rajon dhe në Europë.

Si rrjedhojë, familjet shqiptare duhet të heqin më shumë para për tu ushqyer se të tjerat në rajon e Europë.

Monitor ka përllogaritur se nga rritja e çmimve, familjet shqiptare paguan rreth 30 milionë euro më shumë vetëm për ushqime.

Ndërkohë një raport i Kombeve të Bashkuara i publikuar ditët e fundit, me titull "Nga kriza në katastrofë" thotë se 90 mijë qytetarë shqiptarë janë në rrezik për të qenë të varfër. Bëhet fjalë për një shtresët të popullsisë që jeton me 5.5 dollarë në ditë.

Raporti vë theksin tek fakti se qytetarët shqiptarë në rrezik për të qenë të varfër, janë shtuar sa 3.2% e popullsisë së Shqipërisë.

Raporti i Kombeve të Bashkuara rekomandon qeveritë e vendeve si Shqipëria, të ndihmojnë shtresat në nevojë, duke reduktuar TVSH, duke ulur taksat e karburanteve për të normalizuar çmimet në vend.

Gjithsesi qeveria shqiptare duket se po shkon në drejtim të kundërt.

Një javë më parë, parlamenti miratoi ligjin që kompenson me 30% të shumës, kompanitë e ndërtimit që kanë fituar tendera nga shteti, që është shqetësuar për humbjet e këtyre kompanive të mëdha./Lapsi.al

Të këshilluara

Europa e pranon: Srebrenica, turpi jonë!

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës  në vitin 1995, duke e q...

17:10

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI