Flash

Rama nuk e mërzit Vuçiçin, heshtje për 27-vjetorin e Srebrenicës

Lapsi.al 11 July 2022
Rama nuk e mërzit Vuçiçin, heshtje për 27-vjetorin e

Për herë të parë këtë vit, shteti i Holandës kërkoi ndjesë që ushtarët e tij, 27 vite më parë në Srebrenicë, lanë nën mëshirën e ushtrisë serbe mijëra civilë boshnjakë, që u masakruan. Ndërsa riktheu historitë e dhimbshme nga Srebrenica, Balkaninsight shkruajti për Sahitin, 19 vjeç që serbët e gjetën në pyll bashkë me qindra boshnjakë të tjerë.

“Ai na pa. Ishin tre fqinjë dhe ai. Vështrimi i tij mbeti anash. Na njohën dhe ndërsa ecnin, na shikonin dhe na përshëndetën”, kujtoi motra e Sahitit.

Pastaj, ishte historia e Elvir Munimoviçit, që iu desh ta braktisë të vëllain e plagosur për të mbijetuar vetë.

“Ne duhet të ndaheshim. Keni parë situata kur njëri vëlla plagoset, tjetri nuk dëshiron ta lërë dhe të dy kanë të njëjtin fund. “Propozimi im është të ndahemi, kështu që kush ka më fat, të mbijetojë”, kujtoi Almiri fjalët e fundit të vëllait.

Me mijëra viktima të genocidit serb u përkujtuan këtë të hënë në Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës. Në ceremoni folën politikanë të Bashkimit Europian, të Bosnje Hercegovinës, të Holandës etj.

Edhe në Shqipëri, nuk munguan reagimet. Presidenti Meta tha se rruga drejt paqes kalon përmes dënimit të përpjekjeve për mohimin e gjenocidit. Sali Berisha dënoi aktin e forcave që kryen barbarinë nën udhëheqjen e Ratko Mlladiç. Madje, edhe Lulzim Basha reagoi për masakrën e Srebrenicës.

I vetmi që heshti, qe Edi Rama.

Kryeministri i Shqipërisë zgjodhi të mos ketë reagim, megjithëse ngjarja kap çdo vit titujt kryesorë të mediave në Ballkan.

Rama mbetet politikisht korrekt në qëndrimet e mëparshme përkundrejt masakrës së Srebrenicës. Për shembull dy vite më parë, kur ishte në krye të OSBE ishte kundër mohimit të genocidit serb, si keqinterpretim dashakeq i historisë.

Por ka disa muaj, që qëndrimet e Ramës në politikën e jashtme, kanë të njëjtën logjikë se ato të Vuçiçit. Jo vetëm për Ballkanin e Hapur, kur Rama i është vënë kundër të gjithë kryeministrave të Kosovës.

Së fundmi, ai kërkoi mirëkuptim nga Europa për Serbinë, sepse Vuçiç nuk kish si t’i bashkohej sanksioneve për Rusinë.

Prandaj heshtja e Ramës për Srebrenicën këtë të hënë, nuk vjen si surprizë.

Partia Socialiste u detyrua të sjellë në parlament një rezolutë ku dënoi genocidin në Srebrenicë, sepse më herët kishte rrëzuar pa takt dokumentin që i propozonte Sali Berisha.

Por kur socialistët votuan në sallë, kryeministri nuk shkoi në parlament.

Lexo edhe: ‘Ke vrarë këtë, ke therur atë’, Rama ironizon krimet e luftës në sy të Vuçiçit

Lexo edhe: Rama reagon ashpër kundër Berishës: Srebrenica nuk mund të jetë letër për bojën e katranit të Shqipërisë!

Në takimin e fundit të Ballkanit të Hapur, Rama i përshkroi masakrat e Serbisë në një formë banale duke iu referuar shteteve të Ballkanit si burra me probleme, që e kanë të vështirë të martohen me “nusen” Europë.

“Kjo është keq për ne. Do të ishte më mirë të ishim ne nusja se do na merrnin më shpejt. Duke qenë burri, burrë me gjithë këto probleme, me gjithë këto historira, “ke qenë atje dhe ke vrarë këtë, atje ke therur atë, këtu ke hedhur në erë këtë”, është problem i madh” u shpreh Rama./Lapsi.al

Të këshilluara

Europa e pranon: Srebrenica, turpi jonë!

Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kanë folur në përvjetorin e masakrës së Srebrenicës  në vitin 1995, duke e q...

17:10

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI