Flash

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43

Dalin të tjerë “milionerë” nga inceneratorët, reagon Veliaj dhe kompania e Klodian Zotos

Lapsi.al 5 July 2022
Dalin të tjerë “milionerë” nga inceneratorët,

“Milionerë” tw tjerw tw kompanive fantazëm dolën edhe sot në media, tw habitur pwr paratë që kishin qarkulluar nën emrin e tyre, pas denoncimit të LSI. Në një bisedë telefonike me gazetaren e Syri tv, zonja Ruzhdije Meta nga Lezha tregoi se si e mori vesh se figuronte në listën e pronarëve të kompanive të inceneratorëve.

“Nuk i njoh fare. Nuk dimë asgjë fare. Tani do gjejmë kush janë ata njerëzit dhe të dimë si të reagojmë. Unë mbrëmë e kam parë, jam pa gjumë gjithë natën, nuk e di” ka thënë Ruzhdije Meta.

Për momentin, gruaja jeton me bashkëshortin Shkëlqim Meta në apartamentin e vëllait të saj.

“Aman mos e pyet, ne jemi pa shtëpi moj zemër. Ne nuk kemi shtëpi, jo biznes. Ne rrimë tek vëllai im, na ka strehuar ai se na është shembur shtëpia. Ne nuk kemi shtëpi e jo më të jemi biznesmenë. Ne s’kemi bukë të hamë”– tregon Ruzhdije Meta.

Ruzhdije Meta është vetëm një nga gratë që e ka pësuar. Një tjetër reagim ka ardhur sot nga djali i 94-vjeçarit Thanas Çani, që e ka parë veten në skemën e denoncuar nga LSI këto ditë.

“Kjo që ka ndodhur jo vetëm është si skenar filmash, por është e ngjashme me episode humoristike. Nuk na ka njoftuar as krim ekonomik dhe askush. Ne e kemi marrë vesh vetëm kur gjetëm emrin e babait dhe foton e tij nëpër portale. S’ka ardhur asnjë letër që të na njoftoi as tek unë dhe as tek babai im. Nuk jemi njoftuar për asgjë nga këto që kanë ndodhur gjithë këto vite” tha Ardjan Çani për abc.

Por me thellimin e skandalit, zhurma e të cilit nuk po shuhet në media, mazhoranca është detyruar të reagojë.

Erjon Veliaj u shfaq në një intervistë për skandalin e pastrimit të parave të inceneratorëve duke ia lënë fajin Lefter Kokës, si ish-ministër i LSI-së.

“Kanë qenë ministra të LSI-së. I ka caktuar ajo zonjë me burrin e vet. Kështu që për sa kohë janë muhabete të brenda familjes së tyre, për mënyrën si kanë konceptuar plackën dhe nuk kanë mbajtur hesapet me njeri tjetrin për mua përbën zero interes publik”, tha Veliaj.

Po Monika Kryemadhi i kujtoi kryetarit të Bashkisë së Tiranës firmën që ka hedhur për inceneratorët si i implikuar direkt në këtë aferë.

“Veliaj ka shumë të drejtë që ligjëron si bilbil i ngrysur në tv por gjëja e parë që duhet të bëjë të përgjigjet për firmën e tij që ka ndryshuar fati i një një koncensioni të paligjshëm e ka ngarkuar me një barrë 30 vjecare por të paguar qytetarët e gjithë Shqipërisë” tha Kryemadhi.

Bëhet fjalë për dokumentin më lart i marsit të vitit 2017, që mban firmën e Veliajt dhe me të cilin kryebashkiaku ka tejkaluar kompetencat kur ka dhënë miratimin për ngritjen e incenetarorit të Tiranës pa marrë miratimin e domosdoshëm nga këshilli Bashkiak (kjo është bërë në një kohë kur opozita ishte ende prezente aty).

Lexo edhe: Zbulohet dokumenti/ Raporti i pagesave për “djegjen” e plehrave që ka futur në ankth Veliajn

Lexo edhe: Skandali/ Veliaj gënjen nën betim për firmën e hedhur pro inceneratorit

Shkeljet ia nxorri një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit, Veliaj nuk e kishte tagrin për ta miratuar projektin, pasi ai vetëm e propozon buxhetin e bashkisë, i cili miratohet nga Këshilli Bashkiak. “Angazhimi për dakordësinë duhet të përfshijë marrjen e vendimit nga Këshilli Bashkiak përkatës, si autoriteti kompetent për miratimin e buxhetit, ndërkohë që aprovimi është dhënë nga autoriteti i kryetarit të Bashkisë që ka për kompetencë vetëm propozimin e buxhetit në këshill,” theksonte KLSH.

Dokumenti e implikon Veliajn direkt në aferën e inceneratorëve, por kryebashkiaku nuk ishte i vetmi që reagoi kundër denoncimit të LSI. Një nga kompanitë e Klodian Zotos, që është ende në arrati, Integrated Energy BV SPV tha se akuzat e Monika Kryemadhit ishin dizinformuese.

“IEBV, nuk ka furnitorë asnjë nga subjektet e përmendura nga Znj. Kryemadhi. Për rrjedhojë nuk ka asnjë shkëmbim tregtar me asnjë prej tyre. Kompanitë që përmend Znj. Kryemadhi nuk janë bashkëpunëtore në veprimtaritë tona. Asnjë shpifje dhe baltosje nuk mbulon investimin dhe punën e Shoqerisë Koncesionare IEBV. Dokumentet dhe e vërteta janë të aksesueshme. Investimi dhe puna e përditshme po ashtu. Ne refuzojmë çdo shpifje, hamendje, apo dashakeqësi që keqinformon publikun për qëllime politike apo çfarëdo qëllimi tjetër” thuhej në njoftim.

Për MCN Tv ka folur edhe një shtetas holandez që për momentin drejton kompaninë në Tiranë. Ky është Daniel Vermeulen. Ai ka zëvëndësuar ish-administratoren Ariola Kodra, për të cilën u lëshua një urdhër-arresti nga SPAK.

“Mirë, kam dëgjuar për herë të parë akuzat që u bënë nga znj.Kryemadhi, dhe jam i surprizuar për to, nuk jam familjar me to në fakt, mendoj se ska fakte pas tyre. Jam i surprizuar prej tyre. Për kompanitë nuk kam informacion, duhet të pyesni znj.Kryemadhi meqenëse është ajo që i përmendi" u shpreh holandezi që nuk di të thotë shumë se çfarë ka ndodhur para se të mbërrinte ai vetë.

Rëndësi ka që paratë vazhdojnë të vijnë, ndërsa inceneratori nuk ekziston./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43