Flash

Negociatat në prag të nisjes, Bullgaria heq veton

Lapsi.al 30 June 2022
Negociatat në prag të nisjes, Bullgaria heq veton

Tryeza e parë ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE së mund të mbahet në rastin më fatlum në javët e ardhshme, pasi Maqedona dhe Bullgaria kanë arritur një marrëveshje që e ka bërë Sofien të heqë veton që mbante peng hapjen e negociatave.

Kreu i Grupit Parlamentar të Socialistëve, Taulant Balla, konfirmoi nga foltorja e Kuvendit se Konferenca Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së do të mbahet javën tjetër.

“Kërkova fjalën për të ndarë një lajm të rëndësishëm sa i përket rrugëtimit tonë drejt anëtarësimit në BE, që ka të bëjë me faktin se ka një dakordësi të plotë mes 27 vendeve anëtare për të mbajtur javën e ardhshme Konferencën e Parë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së”, u shpreh fillimisht Balla.

Ky lajm ende i pakonfirmuar zyrtarisht u arrit pasi Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrëveshje pas një propozimi të Francës.  Arritjen e saj e bëri të ditur i pari presidenti francez Emmanuel Macron, i cili drejtoi këto 6 muaj presidencën e Bashkimit Europian dhe u angazhua personalisht për gjetjen e një zgjidhjeje edhe gjatë samitit të NATO-s në Madrid.

“Jam i bindur se kemi arritur një zgjidhje kompromisi” deklaroi presidenti Macron gjatë një konference shtypi në Madrid. Gjatë samitit të NATO-s, pati bisedime intensive për tejkalimin e ngërçit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sinjalin e parë që mund të kishte një lajm pozitiv e dha kryeministri Rama nga Madridi. Ai posto në llogarinë e tij në Facebook një video me pamje nga punimet e samitit ku janë mbledhur krerët e vendeve anëtare të aleancës ushtarake që udhëhiqet nga SHBA.

“Mbase sot lajmi i mirë…”, shkruajti në mesditë kreu i qeverisë.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një deklaratë të saj u shpreh se ka pranuar një propozim nga Presidenca franceze. Sipas parashikimit që bëri Zëri i Amerikës "gjasat janë që konferenca e parë ndërqeveritare e BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të zhvillohen që javën e ardhshme".

Konferenca e parë Ndërqeveritare nis zyrtarisht edhe bisedimet për anëtarësim të një vendi në Bashkimin Evropian. Në konferencë mblidhen përfaqësues të qeverisë dhe ata të BE për të caktuar kornizat themelore si do të vazhdojnë negociatat me kapituj të veçantë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI