Turqia ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi për heqjen e vetos ndaj Suedisë dhe Finlandës duke i hapur kështu rrugën pranimit të dy vendeve në NATO. Kjo marrëveshje e nënshkruar para kamerave nga krerët e diplomacisë së tre vendeve në fillim të samitit të Aleancës Atlantike në Madrid "konfirmon se Turqia në samitin e kësaj jave do të mbështesë kerkesën e Finlandës dhe Suedisë për t'u anëtarësuar në NATO", tha Presidenti finlandez Sauli Niinistö në një deklaratë.
Editorial i Le monde:NATO nën shantazhin e Erdoganit
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka njoftuar nga ana e tij se ka arritur "bashkëpunim të plotë" nga Finlanda dhe Suedia kundër luftëtarëve kurdë të PKK-së dhe aleatëve të tyre që kërkoheshin nga Turqia por gjenin strehim në vendet e Evropës veriore.
![]()
Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë nënshkruar një memorandum mbi aplikimet e vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO pas bisedimeve katërpalëshe të zhvilluara në Madrid, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti i Turqia-s, Recep Tayyip Erdoğan, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto dhe kryeministrja e Suedisë, Magdalena Andersson, u takuan për të diskutuar çështjen e anëtarësimit në aleancë, si dhe shqetësimet e Ankarasë në lidhje me këtë çështje. Bisedimet zgjatën pothuajse dy orë.
Edhe Stoltenberg konfirmoi se “Turqia, Finlanda dhe Suedia kanë arritur një marrëveshje që hap rrugën për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO”. “Aleatët e NATO-s do të marrin vendimin për anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës të mërkurën”, u shpreh shefi i NATO-s.
Suedia dhe Finlanda në NATO/ A do votojë Rama kundër Erdogan?
Por nga komentet e para duket se kemi të bëjmë me një fitore të Erdoganit i cilir i arriti ato që donte karshi dy vendeve nordike.Sipas memorandumit të nënshkruar, Finlanda dhe Suedia nuk do të ofrojnë mbështetje për degët e atyre që Turqia i konsideron si grupe teroriste kurde të udhëhequra nga PKK e liderit të burgosur Abdullah Oçalan.
Në memorandumi po ashtu theksohet se Finlanda dhe Suedia do të trajtojnë me shpejtësi kërkesat në pritje të Turqia-s për dëbimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm.
Memorandumi thekson se Finlanda dhe Suedia do të hetojnë, si dhe do të ndalojnë çdo financim dhe aktivitet rekrutimi të PKK-së dhe të të gjitha organizatave të tjera terroriste.
"Turqia kishtë vënë si kusht për antarësimin në NATO faktin që dy vendet të ndërprisnin ndihmën ndaj lëvizjes rebele kurde dhe ti jepnin fund mbrojtjes së anëtarëve të saj. Ankaraja pretendon
Në fushatën e saj terroriste mbi 35-vjeçare kundër Turqia-s, PKK-ja ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40 mijë njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje.
Pergatiti Lapsi.al