Flash

Amerika kthehet gjysëm shekulli pas, anullohet e drejta e abortit

Lapsi.al 25 June 2022
Amerika kthehet gjysëm shekulli pas, anullohet e drejta e abortit

Gjykata e Lartë amerikane njoftoi të premten në mëngjes anulimin e vendimit të njohur si 'Roe kundër Wade', i cili garanonte abortin që prej viti 1973, duke e konsideruar atë si një e drejtë kushtetuese në Shtetet e Bashkuara.

Me një shumicë prej gjashtë (kundër tre) gjyqtarësh, Gjykata mbështeti një ligj të shtetit të Misisipit që e ndalon abordin pas 15 javësh, duke rrëzuar vendimin në fuqi, që lejonte ndërhyrjet nga 24 deri në 28 javë të shtatzënisë.

Gjyqtarët konsideruan se vendimi 'Roe kundër Wade', bazohej në një interpretim të njëanshëm ligjor, pasi Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara nuk e përmend në mënyrë specifike të drejtën për abort.

“Vendimi i vitit 1973 ishte gabim”, ka shkruar gjyqtari Samuel Alito, i cili ka firmosur opinionin e shumicës

të Gjykatës. “Logjika e tij ishte veçanërisht e dobët dhe vendimi kishte pasoja katastrofike".

Ky vendim, më i rëndësishmi i marrë nga Gjykata e Lartë që prej dekadash, është një nga rastet e rralla ku gjykata supreme vendos të prishë një nga vendimet e saj të mëparshme, duke suprimuar një të drejtë kushtetuese që ishte fituar më parë. Precedenti i fundit ka qenë ai i anulimt të segregacionit.

Ky vendim i Gjykatës së Lartë nuk është automatikisht një ndalim i pastër i abordit, por ai u jep secilit prej shteteve të veçanta përgjegjësinë për të hartuar ligjin siç e shohin ata të arsyeshme.

Gjysma e pesëdhjetë shteteve amerikane synojnë të ruajnë ligjshmërinë e abortit, dhe kanë ligje të miratuara që e garantojnë atë. Gjysma tjetër, ka miratuar ose po përgatitet të votojë kufizimet për kohëzgjatjen ligjore të abortit, dhe për të rregulluar procedura më rigoroze.

Ky debat zgjat për dekada duke qenë një nga më përçarësit në politikën amerikane dhe një nga betejat më të egra mes aktivistëve nga të dy kampet.

Vendimi i Gjykatës së Lartë të vitit 1973 e sanksionoi të drejtën për abort si një të drejtë kushtetuese në emër të privatësisë të gjithsecilit dhe te drejtës së grave per të vendosur për trupin e tyre.

Ky vendim vjen si pasojë e forcimit të një rryme konservatore, në vitet 1980, e cila krijoi bindjen se Gjykata kishte shpikur të drejta që nuk i parashihte Kushtetuta, duke i bërë një interpretim uzurpues frymës së saj.

Prej kësaj kohe daton dhe përpjekja për të zëvendësuar gjykatësit liberalë me ata konservatorë që bëjnë një lexim, fjalë për fjalë, dhe më pak interpretativ të amendamenteve kushtetuese.

Loja e emërimeve të njëpasnjëshme presidenciale ndonjëherë është ndihmuar edhe nga rastësia, si vdekja e

gjyqtares liberale Ruth Bader Ginsburg, gjatë javëve të fundit të mandatit të Donald Trump. Po ashtu qenë manovrat e republikanëve në Senat, të cilat e penguan Obamën emërojë kandidatin e tij, gjatë vitit të fundit të mandatit, ndërsa e lejuan Trumpin të vendosë 3 gjyqtarë tejet konservatorë duke bërë që Gjykata e Lartë të dominohet nga gjashtë gjyqtarë konservatorë kundër tre progresive.

©Lapsi.al, burimi gazeta franceze e së djathtës, Le Figaro, përktheu T. Çela

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI