Fjalori i pakujdesshëm i Edi Ramës në Samitin e BE me vendet e Ballkanit perendimor është kthyer në një incident diplomatik mes Sofies dhe Tiranës. Duke u nisur nga fakti se vetoja Bullgare për Maqedoninë u bë shkak që BE të mos hapte as këtë radhë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut e ka yshtur kryeministrin tolë ta lëshojë gjuhën. Ai e ka konsideruar veton si "Çmenduria bullgare", gjatë konferencës për shtyp përkrah liderëve të "Ballkanit të Hapur", e ka konsideruar veprimin si "pengmarrje" që e ka bërë BE-në ti ngjajë një realiteti qesharak dhe së fundi kur është pytur nga një gazetare bullgare është përgjigjur: “Ohh Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vete të tjera të NATO-s.
Janë pikërisht këto qëndrime që tejkalojnë etikën diplomatike që e kanë detyruar ministrinë e jashtme bullgare të reagojë duke e etiketuar Ramën si një politikan eksentrik që dëmtom marëdhëniet mes dy vendeve.
Përmes një deklarate, ministria shprehet se Bullgaria ka mbështetur identitetin evropian të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit dhe e konsideron fyese deklaratën e Ramës, për të cilën thotë se është e përsëritur.
Sipas ministrisë, gjuha e përdorur nga kreu i qeverisë shqiptare, nuk mund të justifikohet, teksa shton se Rama duhet të flasë si një politikan i një vendi kandidat për në BE.
Ndër të tjera, në deklaratë thuhet se është e papranueshme që marrëdhëniet mes vendeve të mbahen peng i ekscentricitetit të kryeministrit aktual shqiptar.
"Si përgjigje (për mbeshtetjen që i ka dhënë rrugës evropiane të SHqipërisë-shën. Lapsi.al), jo për herë të parë, kemi dëgjuar kualifikime të rënda dhe fyese nga një kryetar qeverie. Madje rrëshkitjet në një regjistër kaq të ulët gjuhësor nuk mund të justifikohen më nga tiparet e karakterit dhe mungesa e aftësive komunikuese evropiane. Presim që kryeministri shqiptar të marrë parasysh mjetet e tij shprehëse në një gjuhë që i përshtatet një politikani nga një vend kandidat për anëtarësim në BE" thuhet në reagimin bullgar.

Në të njëjtën linje ka reaguar edhe zv.kryeministrja e qeveris së shkarkuar bullgare, Kornelija Ninova.
"Deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se është e turpshme që një vend anëtar i NATO-s të mbajë peng dy vende të tjera anëtare të NATO-s - Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, dhe se 26 vendet e tjera evropiane janë në një impotencë të frikshme, është fyese, e ashpër dhe e papranueshme për Bullgarinë dhe për shtetet anëtare të BE-së" ka shkruar ajo.
Por duket se Rama nuk ka bërë hapa pas nga shprehjet :"jeni një turp" dhe "jeni pengmarrës". Ai nuk ka vonuar madje të kundërpërgjigjet, duke ironizuar deklaratën e ministrisë bullgare.
Sipas Ramës, Bullgaria duhet të heqë veton, në të kundërt duhet të durojë deklaratat e tij.

“Oh! Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka një problem me mënyrën time të të folurit! Mjaft e drejtë. Edhe unë kam një problem me mënyrën sesi Bullgaria dëshiron të zgjidhë çështjet biletarale duke përdorur procesin e zgjerimit si mjet për rrëmbimin e dy vendeve të NATO-s! Miq: Hiqni VETO-n ose jini të durueshëm me mua!”, shkruajti Rama në Tëitter.
Por me kryeministrin nu ka qenë dakord as shefi i opozitës Sali Berisha, i cili i kërkoi ndjesë Bullgarisë për sulmet dhe fyerjet skandaloze të kryeministrit Edi Rama.
“Do e quaja një skandal shumë të rëndë sulmin ndaj një vendi mik, Bullgarisë. Dua t’u them shqiptarëve që në mënyrë absolute në 32 vitet e fundit, ky vend ka të regjistruar në marrëdhëniet bilaterale me qindra e qindra akte dhe vendime miqësore me shqiptarët.
Turpi të mbulojë Edi Ramën, që i jep një vendi mik në publik, turpin si një ordiner. Bullgaria është një vend mik dhe çdo kryeministër dhe president i këtij vendi ka gjetur në atë komb vetëm miq. Bullgaria u bashkua me NATO në betejën kundër Serbisë në Kosovë. Ajo ka qenë një avokate e Shqipërisë për aq sa ka pasur zërin e saj" reagoi lideri i PD.
Por përtej debatit për gjuhën sherri në distancë mes Tiranës dhe Sofies hap edhe një problem diplomatik: çfarë i intereson Shqipërisë të krijojë konflikt me një vend që e ka mbështetur gjithmonë, kur dihet se Bullgaria nuk e ka me ne, por me Maqedoninë e Veriut. A po paguajmë ne një çmim të lartë për shkak të eksenticitetit të Edi Ramës, që për të rënë në sy të mediave perendimore, kris mardhëniet me një shtet mbështetës për Shqipërinë. Përpos vërejtjeve për gjuhën në deklaratën e ministrisë së jashtme bullgare kishte dhe një kunjë që është shumë më tepër sesa kaq. Aty i bëhej thirrje kryeministrit shqiptar të sillej si një lider i denjë për Bashkimin Europian. A mos ka të bëjë kjo me vërejtje që e kalojnë cakun e keqpërdorimit të fjalorit?
©Lapsi.al