Flash

Vëzhgimi/ Albini humbi përballë Ramës në takimin e Prishtinës

Lapsi.al 20 June 2022
Vëzhgimi/ Albini humbi përballë Ramës në takimin e
Nëse të gjitha takimet e mëparshme mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës janë shoqëruar edhe nga rivaliteti personal, nga aftësia për të tërhequr vëmendjen me batuta dhe qëndrime të forta, ky i fundit në Prishtinë u dominua thellësisht nga i dyti. Kryeministri kosovar ishte i mefshtë dhe në hije gjatë konferencës për shtyp, ai nuk foli as një të tretën e homologut të tij dhe herë pas here kamera e kapi duke shikuar orën, sikur donte të shpëtonte sa më parë nga ajo torturë nervëshkatërruese. Ndërsa Rama fliste pa komplekse për "vëllaun" e tij Vuçiç, Kurti nënvizonte projektet e përbashkëta strategjike. Ndërsa Edi stigmatizonte qentë që paralajmëronin sherr mes tyre, Albini i shmangej pyetjeve provokuese. Ndërsa i pari shpjegonte se Open Ballkan nuk i ndan, i dyti belbëzone me shpresë se procesi i Berlinit do të përparojë. As idhtarët dhe as armiqtë më të betuar nuk e kanë parë ndonjëherë liderin e Vetëvendosjes në ditë më të keqe. Edhe gjatë mbledhjes, edhe gjatë konferencës për gazetarët, Rama e dominoi skenën.  "Ballkani i Hapur nuk na bashkon, por ama nuk na ndan…këndvështrimet e ndryshme nuk na pengojnë në marrëdhëniet bilaterale….i kam porositur ministrat se çdo gjë që jetësojmë me Open Balkan, duhet ta jetësojmë edhe me Kosovën" kuvendonte Rama. Edhe përballë refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat e ndërsjellta doganore, kryeministri shqiptar u hoq sikur e kuptonte hallin e homologut të tij, dhe pastaj bëri gjenerozin duke shpallur se qeveria do i shfuqëzonte ato në mënyrë të njëanshme për biznesin kosovar. Lexo me tej:

Andi Bushati:Karvani me oligarkë kundër Albin Kurtit

Në këtë pikë Albin Kurti nuk qe në gjendje as të thoshte publikisht arsyen që nuk e pranonte këtë propozim. Ai dukej i frustruar dhe plot ngërç, sikur kishte frikë se mos thyente diçka të parikuperueshme. "Ndoshta Albini ka pasur ankthin se duke hyrë në replika me Ramën, jepte imazhin e atij që po prish marrëdhëniet me Shqipërinë, që ka qenë për vite të tëra kartvizita më e fortë politike për të" tha për Lapsi.al një burim pranë Vetëvendosjes. Por edhe ky shpjegim nuk duket shterues, për sa kohë që më parë Kurti nuk ka nguruar të mbante qëndrime të forta. Ndoshta çelësi i kësaj stepje duhet gjetur në kulisat e axhendës që vendos paraprakisht protokolli. Një gjë ishte e qartë, se gjatë takimit dy palësh në Prishtinë, stafet e dy qeverive kanë rënë dakord që të mos nxjerrin në pah asnjë nga mosmarrveshjet mes tyre. Natyrisht dhe të dy kryeministrat kanë qenë OK me këtë qasje. Por me këtë kompromis të kryer, fitorja medoemos do anonte nga Rama, i cili është dhe politikani që di të shtiret mjeshtërisht dhe di të aktrojë më mirë. Kryeministri nga Tirana nuk e kishte problem të pohonte se "Ballkani i hapur" nuk i ndan të dy vendet, kur një gjë të tillë e di dhe bufi se nuk është e vërtetë. Ai nuk kishte pikë sikleti, të tregonte miqësinë me Albinin, madje edhe të qeshurat mes tyre, kur shumëkush është i ndërgjegjshëm për betejën nën rrogoz mes tyre. Ai nuk e kishte problem ta kalonte me të qeshur raportin që ruan me Vuçiçin, ndërkohë që e di mirë se kjo acaron jo pak vetë në Prishtinë. Përballë kësaj hipokrizie Albin Kurtit i duhej të dëgjonte dhe të bënte sikur besonte pa reaguar. Prandaj ai e humbi betejën në publik. Për faktin se Rama këtë herë zgjodhi të ishte vetvetja: gënjeshtar dhe manipulator, ndërsa Kurti doli nga vetja duke u përmbajtur si rrallë herë për të mos i thënë ato që mendon realisht. Pikërisht kjo solli ngadhënjimin e njërit dhe frustrimin e tjetrit.  ©Lapsi.al   

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI