“Sunny Hill” i Dua Lipës braktis Prishtinën për Tiranën për konçensionin 99-vjeçar
Propozimet për ta ulur periudhën në 15 apo 20 vjet janë refuzuar nga organizatorët, që kanë gjetur në Tiranë një alternativë më të mirë dhe më të përshtatshme për festivalin. Por, historia nuk duket se është kaq horizontale sepse përpos mosarritjes së një marrëveshje shumë avantazhuese për organizatorët, familja Lipa është joshur me të gjitha mundësitë edhe nga pushtetarët më të lartë në Tiranë që u munduan ta grabisnin me çdo çmim festivalin. Që më 12 qershor 2021, atëherë kur ende nuk dihej fati i kontratës për marrjen e 17 hektarëve Erion Veliaj, njoftoi në mediat e veta sociale, përkrah një fotoje me prindrit e Dua Lipës se mes tyre po gatuhej diçka.
Pra i lidhur me atë që ndodhi sot mesazhi është i qartë.
Por mediat kritike me qeverinë e Prishtinës që duan të fajësojnë me çdo kusht Vetëvendosjen se s'parnoi ti jepte ato 17 hektarë duke e larguar festivalin, kanë një version tjetër. Sipas tyre faji qëndron në Kosovë dhe jo në manipulimet e kryebashkiakut të Tiranës.
Ato pretendojnë se e vërteta e fotografisë s'ka lidhje me"Sunny Hill", siç po tentohet të përdoret, por me organizimin e një eventi, meqë Tirana është zgjedhur “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Askund nuk theksohet se "Sunny Hill"-i është ‘gatuar’ më parë që të shkojë në Tiranë e të mos mbahet në Prishtinë, këmbëngulin kritikët.
Por në fakt e vërteta nuk është kaq e thjeshtë. Për këtë qëllim duket se është përfshirë edhe kryeministri Rama, i cili kaloi në korrik 2021 një ditë pushime me Duan dhe familjen e saj dhe i ftoi në vilën e tij në Dhërmi.

Po të hapësh arkivat shikon se Dukagjin Lipa, i cili pas këtij takimi e konsideronte Ramën mik, fliste që atëhere për zhvendosjen e festivalit në Tiranë. Ai pati deklaruar në një intervistë me Adi Krastën: «Për vitin 2021, do të bëjmë tri ditë në Kosovë dhe dy ose tri net do t’i bëjmë në Shqipëri. Do ta vazhdojmë festivalin edhe në bregdet. Shpresojmë të kemi mbështetjen e qeverisë shqiptare. Qëllimi kryesor është promovimi i vendit»
Me sa duket mbështetja e dëshiruar erdhi me e shpejtë në një vend ku është shumë e thjeshtë që edhe aktorë humoristë si Gaz paja të shpallen investitorë strategjikë. Ndërkohë që në Prishtinë skrupuloziteti i Vetëvendosjes rekej të kuptonte nëse ishte e drejtë të jepeshin 17 ha tokë publike për 99 vjet, në lojë ka hyrë Veliaj, me joshjet e tij proverbiale. Dhe tani u shpall ajop që ishte 'gatuar" prej më shumë se një viti.
Portret/ Historia e mrekullueshme e Dua Lipa në kopertinën e “Le Monde”
Në betejën politike që po thellohet mes Tiranës dhe Prishtinës politikanët e anës tonë kanë dëshmuar edhe një herë se janë më të shkathët dhe më të aftë për të 'grabitur atë që i takon tjetrit. Menjëherë sapo lajmi u bë publik vetë kryeministri Rama, i angazhuar në një duel të gjatë me Albin Kurtin, nxitoi të shkruante në facebook se "Sunny Hill" po vjen në Tiranë dhe se në muajin gusht Dua Lipa dhe të ftuarit e tjerë do t'i ndriçojnë netët e Tiranës.
©Lapsi.al