Flash

Veliaj, i pasigurtë për rolin e këshilltarit të tij në trafikun e kokainës

Lapsi.al 16 June 2022
Veliaj, i pasigurtë për rolin e këshilltarit të tij në

Prej 24 orësh, Egert Vargu agjent doganor në Portin e Durrësit është në qelitë e paraburgimit në Durrës, për 45 kilogramë kokainë që u kap në një anije vinte nga Brazili.

Por veç punës si agjent doganor, Vargu është edhe këshilltar bashkiak në Bashkinë e Tiranës, i zgjedhur nga Partia Socialiste në 30 Qershor të 2019.

Një i njohur i tij tregoi për Lapsi.al se posti si këshilltar bashkiak ishte kurorëzim i një karriere disavjeçare në Partinë Socialiste për Vargun. Fillimisht si drejtues i një Organizate Socialiste për të vazhduar më tej si “I deleguar” dhe më pas si Koordinator i Përgjithshëm Elektoral në Njësinë nr.8.

Një foto e tij me ish kreun e Partisë Socialiste të Tiranës, Edvin Bushati, qarkulloi menjëherë pas arrestimit në mediat sociale.

Si një socialist i angazhuar në aktivitetet e përditshme politike, Vargu ka mbajtur disa pozicione në administratë që prej vitit 2018. Ai ka qenë shef sektori në Inspektoriatin Shtetëror Teknik, shef sektori edhe në Drejtorinë e Taksave, ku ka punuar në terren dhe njësoj shef sektori, edhe në KESH.

Katapultimi si Këshilltar Bashkiak në Tiranë u shoqërua me postin e anëtarit të Komisionit për Buxhetin për t’u promovuar më tej, si agjent doganor në Portin e Durrësit.

Por me operacionin ku u kapën 45 kilogramë, karriera e Vargut mori një goditje të fortë.

Burime nga policia e Durrësit thanë se menjëherë pas arrestimit ai mohoi të kishte dijeni për kokainën që u kap në anijen nga Brazili. Megjithëse ka qenë i kontraktuar nga kompania “Apetit Group”, administratori i së cilës Arben Ferizi u vu edhe në pranga.

Në media sot doli edhe një foto e Egert Vargut me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

Por ndërsa kanë kaluar 24 orë nga arrestimi i një Këshilltari Bashkiak për një çështje serioze si ajo e trafikut ndërkombëtar të kokainës, Bashkia e Tiranës ka heshtur.

Ç’është e vërteta, nivelet e larta të qeverisë Rama kanë kaluar raste të ngjashme, kur deputetë, kryebashkiakë apo zyrtarë të lartë janë përfshirë në trafik droge, shfrytëzim të prostitucionit, skandale seksuale etj, por për Bashkinë e Tiranës kjo është një eksperiencë e re.

Veliaj duket të jetë kapur gafil, por përgjegjësia politike dhe morale e detyron të japë një shpjegim, të marrë një vendim dhe të mbajë një qëndrim për Egert Vargun.

A e kontrolloi figurën e tij, kur e përzgjodhi si kandidat për Këshillin Bashkiak? Si ka qenë performanca e këtij këshilltari në vitet e shkuara në Bashkinë e Tiranës? Çfarë qëndrimi mban sot kryetari i Bashkisë Erion Veliaj për këshilltarin e arrestuar?

Në të shkuarën, kryeministri Rama ka bërë disa deklarata të nxituara mbi socialistët e implikuar në krime të rënda. Së fundmi qarkulloi vlerësimi që ai kishte për Agim Kajmakun, të cilin e konsideronte një njeri "që nuk kishe marrë asnjë gjobë në jetën e tij".

Gjasat janë që Bashkia të tentojë ta kalojë në harresë këtë histori, e ndihmuar edhe nga kontrolli strikt që Veliaj ka mbi mediat, deri kur pozicioni i Vargut në trafikun e kokainës të sqarohet plotësisht. Për socialistët ky është skandali i dytë brenda pak ditësh, kur u arrestua ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI