Flash

Protesta e 7 korrikut/ Si po luan Berisha për të fituar deputetë

Lapsi.al 30 June 2022
Protesta e 7 korrikut/ Si po luan Berisha për të fituar deputetë
Ka një rregull të pashkruar në politikën shqiptare: kur do të mposhtësh rivalin brenda familjes politike, radikalizo gjuhën ndaj kundërshtarit. Këtë gjë ka bërë Edi Rama ndaj LMN-së, pasi humbi zgjedhjet e vitit 2009, po të njëjtën strategji ndoqi Basha, në 2017, për të nxjerrë nga skena gjithë hierarkinë e PD-së dhe po njësoj po sillet edhe Berisha sot.  Atë që nuk e bëri dot as me foltoret, as me sulmin brutal ndaj selisë në 9 janar, as me fitoren e zgjedhje lokale të 6 marsit, as me rizgjedhjen e ligjshme në krye të partisë, lideri demokrat po e realizon duke shpallur një protestë kundër Edi Ramës. Lexo me tej: Tubimi i 7 Korrikut/ A është koha për protesta? Nëse deri më tani vathës së Berishës nuk i ishin bashkëngjitur më shumë se 15 deputetë, thirrjen e tij për të marshuar në bulevard, në 7 korrik në ora 19 00, po e përqafojnë pjesa më e madhe e anëtarëve të grupit parlametar të PD dhe partive të tjera të opozitës.  Kështu deputetja e distancuar prej kohësh nga Basha dhe që nuk ka lënë fjalë pa thënë kundër Berishës, Grida Duma, ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj në protestën e 7 korrikut duke deklaruar se do të angazhohet për të thirrur sa më shumë njerëz që të marrin pjesë.

Grida Duma e pranishme në 7 korrik: Protesta do të bashkojë demokratët

Një tjetër deputet që ka ruajtur barazlargimin nga dy grupimet si Tomorr Alizoti gjithashtu ka konfirmuar pjesmarrjen: “Unë marr pjesë me kënaqësi në çdo protestë kundër Edi Ramës. Unë do bashkëpunoj me të gjithë demokratët, protesta është e domosdoshme në këtë vend”, ka pohuar ai.  “Unë kam bërë një betejë për demokratët, unë do të jem me ta”, ka përsëritur Salianji.  Por edhe të tjerë që kanë qenë mbështetës besnikë të Bashës dhe që për shumë kohë u vizatuan si përkrahës së Alibeajt pas dorëheqjes së kryetarit, nuk kanë dilema për t'iu bashkuar Berishës në marshiumin kundër Edi Ramës. “Unë nuk e ndryshoj fjalën, ju kam thënë edhe më parë që do marr pjesë në protestë”, u ka thënë gazetarëve lushnjari Saimir Korreshi dhe po të njëjtën gjë ka pohuar edhe Dhurata Çupi, Xhelal Mziu, e disi me dorashka edhe Flamur Hoxha apo Arbi Agalliu. Të vetmit që kanë thënë të kundërtën janë një grup i vogël në PD, nga ata që po mbajnë gjallë betejën ligjore për marrjen e vulës së partisë me gjykatë. Kështu Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se protesta kryesore duhet zhvilluar në sallën e Kuvendit, duke folur për oligarkët sepse sipas tij "Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë".  Ndërsa Gazment Bardhi ka hedhur poshtë idenë se mund të protestojë përkrah Berishës: “Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non gratave”, ka thënë ai.

Alibeaj flet për protestën: Nuk mund të jetë Sali Berisha përfaqësimi i atyre njerëzve që vuajnë 

Pikërisht për këtë, duke ndjerë se ka gjetur levën e Arkimedit për të rreshtuar sa më shumë deputetë pro nismës së tij, Berisha është treguar cinik me kundërshtarët që i kanë mbetur. Në një intervistë që do të transmetohet në EuroNews të enjten në darkë, ai ka deklaruar se Bashës nuk ia këshillon pjesmarrjen në protestë dhe se Alibeaj e Bardhi nuk janë të ftuar.

Kjo e ka bërë një nga mbështetësit e tij, Belind Këlliçin e Forumit Rinor, t'i anatemojë protestëthyesit: “Kushdo që do të mbysë zërin e qytetarëve, është në shërbim të qeverisë. Alibeaj apo çdo deputet i zgjedhur nga 25 prilli jemi zgjedhur për të qenë opozitë përballë Ramës, jo me Ramën. Është absurde që të shkojmë në drejtim të gabuar”. 

Pasi tani të gjithë po e kuptojnë se rrugë më e shkurtër për të mposhtur kundërshtarët brenda partisë, nuk është që të luftosh me ta, por të radikalizosh aksionin ndaj qeverisë. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI