Superskandali/ Zbulohet skema si ka vjedhur qeveria me inceneratorin e Tiranës
Asnjërës prej këtyre pyetjeve kyçe, ministrja e Financave nuk iu përgjigj dot. Arsyet e kësaj heshtjeje mund të jenë disa. Ajo mund të ketë lidhje me paaftësinë e saj, me faktin se për një çështje kaq të nxehtë ajo nuk jep dot asnjë shpjegim më tepër sesa ai për të cilin ka marrë miratim në zyrat e kryeministrisë dhe së treti se ajo vetë mund të jetë në një mënyrë apo në një tjetër, në skandalin e moshetimit të këtyre kompanive fantazëm, të ngritura për të zhvatur buxhetin e shtetit. Pikërisht këtë version të fundit mbrojnë burime pranë LSI, e cila po merret prej një jave me diskutimin e këtij skandali. Sipas tyre, si qeveria po ashtu edhe Drejtoria e Tatimeve, kanë qenë në dijeni se kompanitë fantazëm i shërbenin inceneratorëve për të futur në xhep paratë që i takonin publikut. "Dhe kjo nuk është thjeshtë fantazi. Ekzistojnë shkresa dhe dokumenta me firmën e ish drejtoreshës Ibrahimaj, e cila e urdhëron, disa kohë para zgjedhjeve, hetimin tatimor të ndërpresë kontrollet mbi këto mkompani deri sa për to të shprehet drejtësia", tha burimi për Lapsi.al duke shtuar se grupi i punës së specialistëve pranë LSI-së po meret me rakordimin e këtyre shkresave zyrtare. Një nga fëmijët e pensionistëve që u doli emri si pronarë të firmave fantazëm ka pohuar publikisht se ata janë thirrur për t'u pyetur nga krimi ekonomik për aktivitetin që thuhej se zhvillonin. Flet 90-vjeçarja që u zgjua në azil me 30 milion euro pasuri Pra diku në organet shtetërore ishte ndezur drita e kuqe e alarmit. Po a janë lënë ato jashtë vëmendjes kur u kuptua se ato duhej të justifikonin paratë që shkonin për inceneratorët? A kanë pasur djeni organet tatimore konkretisht për këto firma? Dhe a shpjegohet mosveprimi ndaj tyre me një vendim për të pezulluar kontrollet nga ish Drejtoresha e Tatimeve, sot ministre? Deri tani ministrja Ibrahimaj është përgjigjur me fjalë boshe dhe retorikë të përgjithshme, ndërkohë që pyetjet për të janë tejet të thjeshta: a ka qenë ajo në djeni të aktivitetit të kompanive fantazëm? a ka dhënë ajo urdhër për të ndërprerë përkohësisht kontrollet ndaj tyre? a është bërë kjo në mënyrë që bosët e inceneratorëve të vazhdonin të vidhnin me fatura të rreme?Andi Bushati:Dy Klodët nuk kanë mashtruar Ramën, ata kanë vjedhur për llogari të tij
Këto pyetje mbeten ende pa përgjigje, por ama një fakt është i pakundërshtueshëm: Znj. Ibrahimaj, që ishte drejtoreshë tatimesh në kohën e funksionimit të kësaj skeme, u promovua politikisht duke u bërë ministre, po ashtu si dhe Alqi Bllako e Lefter Koka që u graduan deputetë të rilindjes. ©Lapsi.al