Flash

E gjejnë vrasësit, por jo drejtësia/ Eleminohet Brilant Martinaj në Laç

Lapsi.al 17 July 2022
E gjejnë vrasësit, por jo drejtësia/ Eleminohet Brilant Martinaj

Skenës së atentatit me tre të vrarë në mbikalimin e Fushë-Krujës nuk i mungon asgjë nga ato që shihen rëndom në filmat aksion. Mjeti ku udhëtonin Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha parakalohet me shpejtësi nga një Volksëagen, që i pret rrugën. Të rinjtë detyrohen të ndalojnë në vend.

Nga makina tjetër dalin tre vetë dhe qëllojnë direkt me armë. Të gjendur nën breshërinë e plumbave, tre të rinjtë s‘kanë kohë të reagojnë.

[caption id="attachment_744651" align="alignnone" width="900"]Vendi i ekzekutimit te tre te rinjve ne mbikalim Vendi i ekzekutimit te tre te rinjve ne mbikalim[/caption]

Brilant Martinaj dhe Besmir Hoxha ndërrojnë jetë menjëherë, sepse ishin ulur në sediljet e para. Sipas policisë drejt mjetit u qëlluan mbi 50 plumba. Makina nis të marrë flakë, kur vrasësit fillojnë të tërhiqen. Diklen Vata, që ishte ulur në sediljen e pasme del nga makina dhe tenton të largohet.

Vrasësit kthehen sërish dhe nuk e lënë gjallë duke e qëlluar me disa plumba. Makina me dy trupat e pajetë brenda shpërthen në flakë.

Volkswagen me të cilin udhëtonin vrasësit u gjet më vonë i djegur nga policia, bashkë me dy kallashnikovë. Në vendin e ngjarjes u gjetën tre lloje gëzhojash, që tregon se personat që qëlluan për të vrarë ishin tre. Një i katërt qëndroi në makinë si shofer.

[caption id="attachment_744700" align="alignnone" width="683"] Brilant Martinaj, nje nga viktimat e atentatit[/caption]

Pse dyshohet Brilant Martinaj si shënjestër e atentatit

Rreth 4 vite më parë Brilant Martinaj u bë i famshëm në rrjetet sociale, ndërsa ekspozonte pistoletën e tij. Policët e Laçit e njihnin mirë. Në media prezantuar si i afërm i Ervis Martinajt. Herë nxirrte ndonjë pistoletë dhe herë sfidonte policët.

Videot qarkullonin me shpejtësi në rrjetet sociale, duke paralajmëruar një “yll në ngjitje” në botën e krimit.

Por ngjarja për të cilën Brilant Martinaj u vu në shënjestër të policisë dhe gjykatave është ajo e vrasjes së ish-efektivit të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, Xhuljo Prela.

[caption id="attachment_744701" align="alignnone" width="658"] Xhuljo Prela, efektivi i FNSH i vrare ne Dhjetor 2020[/caption]

Mendohet se vrasja nuk ka pasur një motiv të fortë, thjesht një shkëmbim fjalësh për dritat e makinës dhe kaq mjaftoi që Xhuljo Prela të ekzekutohej mëngjesin e 5 Dhjetorit të vitit 2020.

Prela ishte pranë shtëpisë së tij, kur fati i keq e solli përballë Brilant Martinajt që akzuohet se e vrau lehtësisht dhe më pas u arratis për në Britaninë e Madhe.

“Nuk e di nga se ka ardhur. Nuk kemi konflikte dhe as gjak me njeri. Djali ishte i fejuar. Ndoshta konfliktet janë të punës. Më ka thënë se para 2 vitesh ka pasur një përplasje me dikë në Lezhë, sepse djali ka zbatuar ligjin. Nga kjo kërkoi transferim në Shkodër. Mbase është ky konflikt, nuk e di. I bëj apel policisë ta zbardhë ngjarjen. Ta gjej kush ma vrau. Ai nuk ngjallet më, por është një lloj lehtësimi për mua” u shpreh pas vrasjes babai i Xhuljo Prelës.

Procesi vazhdoi për gati dy vjet dhe policia shpalli në kërkim Brilant Martinajn. Kur u kthye nga Britania e Madhe, vrasësit e gjetën më parë se drejtësia.

Hakmarrja për vrasjen e Xhuljo Prelës është pista kryesore por jo e vetmja, sipas policisë.

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI