Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

E-Albania e paralizuar/ Çfarë dihet deri tani për sulmin kibernetik

Lapsi.al 20 July 2022
E-Albania e paralizuar/ Çfarë dihet deri tani për sulmin

Sulmi kibernetik ndaj sistemit kompjuterik shtetëror ka nxitur një atmosferë pasigurie mbi të dhënat e qytetarëve, të depozituara në institucionet shtetërore. Për tre ditë shërbimet e E-Albania u paralizuan, ndërsa Agjensia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e përshkroi problemin si “sulm ndaj interesave kombëtare shqiptare”.

Çfarë dëmesh solli sulmi kibernetik

Pasoja e parë qe paralizimi i shërbimeve për mijëra qytetarë në të gjithë vendin. Aplikimet për shtrimet në spital apo marrja e dokumenteve në gjendjen civile, hipotekë, taksa, transportin rrugor, regjistrimet në ciklin e ulët arsimor etj, apo dhe pagesat online si pjesë ë mbi 1200 shërbimeve që ofronte e-Albania, ishin të pamundura të kryeshin duke krijuar dëme të parikuperueshme në procedurat me afate dhe kosto shtesë për qytetarët.

Çfarë thonë ekspertët?

Mesazhi i piratëve që sulmuan E-Albanian dhe sistemin shtetëror të Shqipërisë është kjo tabelë që ka dalë në kompjuterat e AKSHI dhe ku shkruhet: “Të gjithë skedarët tuaj janë të koduar me enkriptim RSA 2084. Nuk është e mundur të rikuperoni skedarët tuaj pa një çelës privat. Duhet të na telefononi për të marrë të gjithë çelësat privatë për të gjithë PC e prekur”

Mesazhi shoqërohet me disa numra telefoni poshtë tyre.

Më pas në një mesazh tjetër shkruhet: Pse duhet të shpenzohet taksat tona për terroristët në Durrës?”

Eksperti i sigurisë kibernetike Besmir Semanaj tha se bëhet fjalë për një sulm që kushton shumë dhe nuk bëhet nga privatë, por nga shtete jo miqësore ndaj vendit tonë.

“Fillimisht u sulmuan sistemet online të vendit dhe më pas qytetarët morën SMS të çuditshme në celularët e tyre duke kërkuar që të reagonin ndaj qeverisë, etj. Dua të them se sulme të tilla nuk organizohen lehtë. Janë sulme të mirëpaguara, të miraorganizuara dhe të mirëkoordinuara”, tha Semanaj duke shënjestruar shtete jo mike të Shqipërisë.

Eksperti i IT Gent Progni tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomëare është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa here” u shpreh ai.

Cili ishte qëllimi i sulmit?

Kryeministri Rama përgënjeshtroi një lajm të Top Channel, sipas të cilit qëllimi i sulmit kibernetik ishte një gjobë prej 30 milion eurosh.

“Lajmet për një gjobë 30 milionë euro nga hakerat apo për shkatërrimin e të dhënave janë krejt të rreme” shkruajti Rama. Sipas tij, pas hakerave “qëndron një shtet tjetër, jo një bandë dosido digjitale që merret me gjoba”.

Pas kësaj, televizioni ndryshoi titullin e lajmit ekskluziv në faqen online, duke lënë gjithsesi dyshimet për gjobën 30 milion euro.

Kryeministri nuk specifikoi asgjë në lidhje me shtetin, që qëndron pas këtij sulmi, por sipas një deduksioni të thjeshtë, dy janë shtetet që dyshohet se janë përfshirë në këtë sulm kibernetik.

Së pari është Irani që e ka shënjestruar Shqipërinë për shkak të strehimit të muxhahedinëve të MEK. Pak ditë më parë në media u raportua për disa agjentë të shërbimit sekret Iranian që janë lokalizuar në Shqipëri dhe që mbajnë nën vëzhdim kampin e muxhahedinëve.

Së dyti, Rusia. Shqipëria është angazhuar konkretisht duke furnizuar me armatime Ukrainën, ashtu si shumë vende të NATO-s. Në anën tjetër, Rusia ka raportuar se në frontin e luftës janë përfshirë mercenarë shqiptarë.

Kush punoi kundër sulmit kibernetik

Kundër këtij sulmi ka punuar ekipi i Microsoft dhe ekipi i Jones Group International, që është kompania amerikane e kontraktuar pak kohë më parë për sigurinë kibernetike.

Jones Group International është një organizatë e udhëhequr nga gjenerali Jones, që u kontraktua nga qeveria pikërisht për të përballuar sulme të tilla kibernetike. Pas lidhjes së kontratës, u tha se kjo kompani ofronte siguri kombëtare dhe plane strategjike lidhur me mbrojtjen kibernetike.

Po sipas kryeministrit, në mbrojtjen e të dhënave shtetërore të Shqipërisë u përfshinë edhe ekspertë të NATO-s.

A ka përfunduar këtu?

Pas katër ditësh janë të pakta shërbimet e E-Albania që nuk janë rikthyer të funksionojnë. Por një burim nga administrata shtetërore tha për Lapsi.al se pas rikthimit të punës në normalitet është vënë re se një pjesë e memories së kompjuterave që përmbante dokumenta nuk është rikthyer më.

Sipas të njëjtit burim, fshirja e dokumentave nuk është bërë sipas një rendi të caktuar, apo sipas një kriteri të caktuar, por në disa institucione është vënë re mungesa e dokumentave, edhe të parëndësishëm.

Në anën tjetër në celularët e disa qytetarëve janë shpërndarë mesazhe që çuditshme ku kërkohej sulm kundër qeverisë. Duket se e gjithë ka qenë pjesë e të njëjtit skenar, një sulm kibernetik i paprecedent, që shton pasigurinë kibernetike në vendin tonë./Lapsia.al

Të këshilluara

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërq...

19:52

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI