Flash

Rama paralajmëron Berishën: Do shpallesh non grata edhe nga Britania (VIDEO)

Lapsi.al 21 July 2022
Rama paralajmëron Berishën: Do shpallesh non grata edhe nga Britania

Nga foltorja e Kuvendit sot, Edi Rama bëri një tjetër parashikim të zymtë për të ardhmen e Sali Berishës.

Sipas Ramës, kryetari i PD-së do të shpallet non grata edhe nga Britania e Madhe.

“Ndërkohë që ju përpiqeni të na shpëtoni, çfarë ndodh? Non grata, të padëshirueshëm për kë? Për Sllonodanin, jo, ju i keni dhënë naftë. Për çfarë tjetër? Kujt nga kush? Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe së shpejti vjen gjëja, afrohet vjen tek gadishulli i madh Britanik dhe pastaj do vijë këtu. Çfarë do bëni ju? Do luftoni për sovranitetin? Të kujt? Për ta përdorur flamurin si leckë si gjethe fiku”, u shpreh Rama.

Reagimi i Edi Ramës sot në parlament erdhi pas disa lajmeve të shpërndara pa shumë bujë fillimisht në mediat pranë qeverisë, ku u njoftua paralajmërimi i të dërguarit të Mbretërisë së Bashkuar në Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, se vendi do të shpallë "të padëshirueshëm".

“[…] ne si Mbretëri e Bashkuar po intensifikojmë përpjekjet tona për t’i shkëputur lidhjet mes politikës, biznesit dhe aktiviteteve të paligjshme si në botë ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor. Mbështetur mbi Regjimin tonë të Sanksioneve Globale Anti-Korrupsion ne kemi listuar 27 individë të përfshirë në korrupsion serioz në mbarë botën”, ka thënë Sir Stuart Peach, i Dërguari i Posaçëm i Kryeministrit britanik në Ballkanin Perëndimor.

Pasi debatet e forta Rama-Berisha në parlament ndalën, vëmendje mori gjerësisht në media deklarata e Sir Stuart Peach.

Lexo më tej: Britania paralajmëron politikën shqiptare se do publikojë shpalljet non grata 

Sir Stuart Peach edhe në deklaratën e tij e ka bërë me dije se këtë javë marrë ndërmarrë veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë në lidhje me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara.

“Këtë javë, ne ndërmorën veprime frenuese kundër disa individëve shqiptarë me lidhje të me krimin dhe korrupsionin, të publikuara gjerësisht dhe të dokumentuara. Kjo është vala e parë e një serie veprimesh për të inkurajuar llogaridhënien dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Detajet e këtyre veprimeve nuk mund të bëhen gjithnjë publike”, ka vijuar Sir Stuart Peach.

Lexo më tej: BE në hapat e SHBA-së, pritet të ndjekë praktikën e shpalljes ‘non grata’ të politikanëve 

Prej muajsh flitet se edhe Bashkimi Europian do të ndjekë një praktikë të njëjtë si SHBA me deklarimin publik të zyrtarëve të profilit të lartë që shpallen si të padëshiruar për shkak të implikimit në korrupsion ose krim.

Por kjo nuk është hera e parë që Edi Rama parashikon shpalljen non grata të Sali Berishës.

Në fillim të shkurtit 2019 Edi Rama ia pati thënë Berishës publikisht në parlament se SHBA e kishin shpallur non grata.

Lexo më tej: Rama e pati paralajmëruar/ Sali Berisha shpallet person non-grata në SHBA 

“Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë”, tha Rama në parlament në 1 shkurt 2019.

Lexo më tej: Berisha “non grata”/Rama në rolin e atij, që hedh gurin dhe fsheh dorën 

Parashikimi i Ramës erdhi në jetë kur më 19 maj të vitit 2021 sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken zbuloi në Twitter shpalljen e Berishës si të padëshiruar në SHBA, duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në këtë shtet.

“Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri.  Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, thuhet në postimin e Sekretarit te Shtetit.

Sqarimi u bë më pas nga departamenti i Shtetit ku Berisha akuzohej për korrupsion domethënës dhe si minues i demokracisë në Shqipëri. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Negociatat nisën, po sa zgjat kalvari?

Shqipëria si një nga shtatë vendet (Serbia, Turqia, Ukraina, Mali i Zi, Maqedonia, Moldavia) ka hedhur sot një hap përpara duke mbajtur konferencën e parë ndërq...

19:52

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.20

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI