Flash

Një finale Kupe në statistika: Vllaznia humbet më shumë se fiton trofe, Laçi dominon ndeshjet direkte në total

Lapsi.al 30 May 2022
Një finale Kupe në statistika: Vllaznia humbet më shumë se

Vllaznia e Laci nesër, më 31 maj, do të zbresin në fushë për trofeun e Kupës së Shqipërisë 2021-22. Një finale e paprecedentë, sepse dy skuadrat nuk janë sfiduar kurrë më parë në aktin e fundit e, megjithatë, triumfet i kanë provuar me shkodranët që për traditë e histori janë shumë më të avantazhuar në palmares me 7 trofe të fituar kundër 2 të kurbinasve.

Kuqeblutë ishin më konstantë në vitet 60-80, ku e bënë të tyren trofeun 5 herë, ndërsa më pas pritën 20 vite për të festuar një herë në 2007-08 dhe më shumë se një dekadë tjetër për trofeun e fundit atë të vitit të kaluar, që me Josën në pankinë do të provojnë ta fitojnë përsëri. Në finalen me bardhezinjtë shkodranët janë trofembajtësit dhe kjo krijon forcë brenda vetes, por duhet të ketë kujdes në përqendrim: fitorja e 7 finaleve në 15 të luajtura nuk është ekzatësisht mentaliteti që ka nevojë të ketë Vllaznia.

Në anën tjetër, Laçi ka nisur vonë konfidencën me trofeun, me një katër vjecar në të cilën fitoi dy trofe e humbi një me penallti. Në garën e trofeve nuk ka praktikisht ndeshje, por bardhezinjtë kthehen në lojë me precedentët në total të ndeshjeve direkte: në 42 takime 22 fitore janë të kurbinasve kunddrejt 16 të Vllaznisë e 4 barazimeve, që ndërtojnë një ide se si luhen sfidat mes dy skuadrave.

Precedentët e këtij sezoni, gjithësesi, kanë shkuar në favor të Vllaznisë, pavarësisht se në renditje shkodranët janë pozicionuar dy vende pas tyre, në të katërin: 2 fitore 1 barazim e 1 humbje në ndeshjet direkte për kuqeblutë, që në këtë sezon kanë pësuar më pak humbje se Laçi, 7 kundër 9, por kanë shumë barazime. Barazime që do të ishin fitore nëse nuk do të ishin ndëshkuar shumë herë nga gabime defensive, ashtu sikurse bardhezinjtë do të mund të kishin të tjera shifra në kampionat, pa serinë negative të 6 ndeshjeve radhazi që sollën shkarkimin e Josës, tani në pankinën e kundërt në finale.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI