Flash

Priti Champions-in e 14 për të injoruar Mbappe, Perez: "Nuk ekziston, është harruar"

Lapsi.al 29 May 2022
Priti Champions-in e 14 për të injoruar Mbappe, Perez: "Nuk

Kupa e katërmbëdhjetë e Champions është aq e bukur sa Florentino Perez mund të harrojë edhe refuzimin e Kylian Mbappé: “Sonte ai nuk ekziston, tashmë është harruar”. Fjalët e presidentit të Real Madridit, pas finales së fituar ndaj Liverpool, tingëllojnë si një vendim dhe si një hakmarrje pas jo-së së sulmuesit francez, i cili pas një interesimi të gjatë të spanjollëve më në fund zgjodhi të qëndrojë te Paris Saint-Germain duke pranuar rinovimin e kontratës me shifra të jashtëzakonshme.

Nëse Perez mbyll kapitullin Mbappe duke shtuar se “ne patëm një sezon perfekt dhe do të vazhdojmë të punojmë për të rekrutuar lojtarët më të mirë”, nëna e kampionit francez përfiton nga triumfi i Realit për të ‘shpjeguar’ – indirekt – zgjedhjen e djalit të saj. Fayza Lamarit, në fakt, i ka pëlqyer postimi i një gazetari të L'Equipe, i cili në minutën e 90 të finales në Paris, shkruante: "Pas një Liga dhe një Champions League, çfarë mund të bënte më shumë Mbappé? Edhe duke shënuar 70 gola ai nuk mund të përmirësojë Realin. Te PSG, nga ana tjetër, ai mund të shkruajë histori, ndoshta që në sezonin e ardhshëm”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI