Flash

"E dua këtë skuadër, por kjo nuk është mirë". Leclerc paralajmëron Ferrarin, Binotto FIA-n: "Për ne s'ka mbaruar"

Lapsi.al 29 May 2022
"E dua këtë skuadër, por kjo nuk është

Charles Leclerc u shfaq i tërbuar në komunikimin radion me inxhinierin e tij në fund të GP të Monakos: “Nuk kam fjalë, nuk mund ta bëjmë një gjë të tillë”, tha piloti nga Monako pas flamurit me kuadrate. Referenca ka të bëjë me strategjinë e Ferrarit, që i lejoi Carlos Sainz të qëndronte në pistë me goma për lagështirë, duke pritur kalimin në të thatë dhe duke mos mbuluar strategjinë e Sergio Perez, i cili kishte zgjedhur ndërmjetëset. Një zgjedhje që, së bashku me atë të dyfishtë për t'i vendosur të dy pilotëve gomat për të thatë në të njëjtën kohë, i kushtoi Leclerc fitoren.

Piloti nga Monaco e përsëriti konceptin më vonë, për mikrofonat e Sky Sport: "Kjo të dhemb. Ka shumë gara dhe ne kemi ritmin, por nuk mund të përballojmë të përfundojmë të katërt, kur ishim gjashtë sekonda përpara të dytit. Unë po menaxhoja diferencën me ata pas. Më dhemb, plus në shtëpinë time. Humbim shumë pikë. Duhet të ishte e jona, bëra gjithçka siç duhet. Kam nevojë për ndihmën e ekipit, sot kemi marrë qartë një vendim të gabuar përpara dhe një tjetër pas, duke zgjedhur të futem në boxe pas Carlos. Ka pasur shumë gabime. Më duhet të rishoh garën, ka pasur shumë gjëra. Tani ka vetëm shumë zhgënjim. E dua këtë ekip dhe të gjithë njerëzit, por ajo që ndodhi sot nuk është e mirë."

BINOTTO: "VIJA E VERDHË? DO T'I KËRKOJMË SQARIME FIA-s "

Mattia Binotto nuk e pranon atë që ndodhi dhe rikthehet në një episod të dyfishtë të shfaqur nga kamerat: si Sergio Perez ashtu edhe Max Verstappen, në fakt, prekën qartë vijën e verdhë në dalje nga korsia e box-eve, pasi kishin montuar gomat për të thatë. Një shkelje që mund të kushtonte deri në 5 sekonda penallti, por që as që u hetua nga komisarët e pistës: “Për ne është dicka e dukshme, shënimet e drejtuesve të garës thoshin se duhej qëndruar në të djathtë dhe në atë rast nuk ndodhi - tha drejtori i ekipit të Ferrarit - Gara nuk ka mbaruar për ne, do të kërkojmë sqarim nga FIA".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI