Flash

“I uroj gjithë të mirat Liverpool”: AS ka zbuluar se Mane është përshëndetur me shokët, pas humbjes me Real

Lapsi.al 29 May 2022
“I uroj gjithë të mirat Liverpool”: AS ka zbuluar se Mane

“Nuk mund të më shqetësonin më pak zërat për kalimin e Mane te Bayern Mynih” ishin fjalët e thëna në vigjilje të finales së Champions League nga tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp. Vetëm se gjërat nuk paskan qenë aspak në kuadrin e zërave, apo thashethemeve të merkatos, të paktën sipas asaj që bën të ditur prestigjozja spanjolle AS.

E ardhmja e Sadio Mané do të jetë larg Liverpool. E kjo është ajo që kuptohet nga raportimi i edicionit online i AS, sipas të cilëve sulmuesi senegalez i ka komunikuar tashmë klubit qëllimin e tij për t'u larguar dhe gjithashtu ka përshëndetur tashmë edhe shokët e tij të skuadrës pas humbjes me Real Madrid në finale: "Dua të falënderoj tifozët dhe trajnerin për gjithçka, i uroj gjithë të mirat kësaj skuadre”, thuhet në citimin e fjalëve të senegalezit nga gazeta. Në të ardhmen e tij duhet të jetë Bayern Mynih, që është në kërkim të sulmuesve pas lamtumirës tashmë të sigurt të Robert Lewandowskit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI