Flash

Festuan si të çmendur, pa e ditur se ishin të eleminuar: një telefon i dha 'mandatën' klubit spanjoll

Lapsi.al 30 May 2022
Festuan si të çmendur, pa e ditur se ishin të eleminuar:

Një festë që më pas kaloi në hidhërim. Një episod i pabesueshëm ka ndodhur në ndeshjen e Segunda Division në Spanjë mes skuadrave të Real Ovideo dhe Ibizas. E gjitha për shkak të një komunikimi fals që ishte përhapur dhe kishte provokuar festën e lojtarëve dhe të gjithë stadiumit. Lajmi pretendonte se Girona, rivale e tyre në garën për “Play-Off”, kishte pësuar gol dhe ishin në disavantazh. Kështu, për Real Oviedon, fitorja e arritur duhet të vlente kualifikimin.

Vala e entuziazmit që shpërtheu brenda stadiumit ishte dehëse, tërhoqi të gjithë publikun në atë atmosferë të çmendur feste, pavarësisht se çfarë po ndodhte realisht. Të gjithë ishin të bindur se në ndeshjen tjetër, Burgon kishte mposhtur Gironën, por nuk ishte kështu, ndeshja përfundoi në barazim pa gola, kështu që fitorja e Oviedos ishte e kotë.

Në fushë dhe në tribuna, megjithatë, besuan të kundërtën e ishte shumë e vështirë të pranoje zhgënjimin. Një futbollist i Oviedos, Matheus, mori celularin për të parë se si kanë qenë rezultatet e ndeshjeve të tjera: lexoi me pabesim, murmuriti diçka dhe fytyra i ndryshoi. Lojtari rifreskoi faqen e rezultateve dhe pa që skuadra e tij ishte jashtë playoff-it. Futbollisti ia komunikoi pjesës tjetër të ekipit dhe në fund festa u mbyt nga dëshpërimi.

https://www.youtube.com/watch?v=pbLo1mcpQWg

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI