Flash

Video/ "Nuk është e lehtë ta arrish objektivin": Bajrami me këmbë në tokë, mbi shanset për të shkuar në Europian

Lapsi.al 30 May 2022
Video/ "Nuk është e lehtë ta arrish objektivin":

"Ndihem shumë mirë me skuadrën. Jemi një skuadër miks, me lojtarë me eksperiencë dhe të rinj. Nuk shihet mosha, jemi të gjithë bashkë dhe kjo është shumë mirë për ne". Me këto fjalë mesfushori kuqezi, Nedim Bajrami, i cili ka pak muaj që është bashkuar me Kombëtaren, ka treguar atmosferën brenda dhomave të zhveshjes dhe unitetin e grupit të ndërtuar nën menaxhimin e Rejas. Fantazisti i Empolit nuk e ka problem konkurencën dhe shprehet se objektivi i skuadrës është ta nisin mbarë këtë edicion të ri të Nations League: "Konkurenca në ekip – Është normale në futboll. Çdo lojtar do të luajë, pastaj e vendos trajneri. Jemi një skuadër që jemi të gjithë bashkë - tha Bajrami, duke shtuar -. Objektivi është ta nisim Nations League mirë, me rezultat pozitiv. Të stërvitemi mirë dhe të japim gjithmonë maksimumin.

Në mendjen e të gjithëve është ai sukses i 2016-ës, kur kuqezinjtë shkuan për herë të parë në finalet e një Europiani. Nations League është një rrugë për të përsëritur suksesin, ndoshta më e lehtë se nga eleminatoret ku dy skuadrat e vazos së parë janë gjithnjë favorite. E megjithatë, Bajrami qendron me këmbë në tokë: “E dimë që kemi skuadër të fortë, por nuk është e lehtë ta arrish objektivin, edhe pse mungon në grupin tonë Rusia, që konsiderohet ekip shumë i forte”.

https://youtu.be/q273Lm6eRMM

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI