Flash

Humbi për herë të parë në karrierë me Guardiolën, Ancelotti: "Mund të kishte shkuar edhe më keq"

Lapsi.al 27 April 2022
Humbi për herë të parë në karrierë me

"Mund të kishte shkuar edhe më keq, varet nga mënyra se si i sheh gjërat". Pas rezultatit 4-3 të pabesueshëm në Etihad, Carlo Ancelotti është shfaqur i qetë në mikrofonat e Canale 5, pavarësisht humbjes së parë të pësuar në karrierë përballë Guardiolës: “Ishte një ndeshje e bukur – tha trajneri i Realit – të gjithë tifozët e futbollit panë një shfaqje të mirë, me shumë gola, shumë kualitet dhe gjithashtu shumë gabime. Për të parë gotën gjysmë bosh, e nisëm shumë keq, por më pas patëm aftësinë të qëndronim në lojë, të reagonim, të shënonim tre gola dhe ta mbajmë kualifikimin shumë të hapur. Në kthim, stadiumi ynë do të na japë një shtytje".

Si ka mundësi gjithë këto starte ndeshjesh me handikap? "Vështirë ta thuash - shpjegoi Ancelotti - ne gjithmonë përpiqemi të fillojmë ndeshjen në mënyrën më të mirë por vuajmë. Është e vështirë të thuash pse i fillojmë kështu, në të njëjtën mënyrë është e vështirë të thuash pse i mbyllim kështu. Ne e kishim përgatitur sfidën për t'u mbrojtur më mirë, vuajtëm pak në duelet individuale dhe, më pas, me disa topa në hapësirat mes linjave. Pastaj bëmë më mirë".

Në fund, nuk mund të mungonin elozhet për Benzema, autor i një dygolëshi dhe realizues i 9 nga 11 golat e Real në fazën me eliminim: “Nuk e di nëse do ta fitojë Topin e Artë apo jo, ai është sigurisht lojtari më i mirë që shoh përreth. Nuk ka asnjë tjetër me cilësinë dhe efektivitetin e tij".

Edhe sulmuesi francez, 41 gola në 41 ndeshje këtë sezon, ka komentuar humbjen në Etihad: “Disfata nuk është kurrë pozitive, sepse ne kemi entuziazëm dhe ambicie për këtë Champions League, por nuk jemi dorëzuar kurrë dhe kjo është gjëja e rëndësishme. Rezultati është ky, tani do të shkojmë në Bernabeu, ku do të kemi nevojë për publikun tonë dhe do të përpiqemi të bëjmë diçka magjike, të fitojmë. Ky është niveli i lartë i Champions League: hyn në një lojë me besim, por e gjen veten në disavantazh kundër një ekipi të mirë si City, që të bën presion dhe të shënon dy gola. Çfarë mungonte? Mungonte pak nga gjithçka, pak besim, presion, ambicje. I rigjetëm nga minuta e 25 e tutje, por këtu nevojiten që në fillim. Penalltia? Gjithmonë mendoj se nëse nuk godet penalltinë nuk gabon. Duhet besim, një mendje e ftohtë, kam besim te vetja: u përpoqa dhe shkoi mirë”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI