Flash

Champions, favoritët kundër surprizës: Klopp nuk di të nënvleftësojë ata që eliminuan Juve e Bayern

Lapsi.al 27 April 2022
Champions, favoritët kundër surprizës: Klopp nuk di të

Në kërkim të një tjetër përmbysjeje të jashtëzakonshme të parashikimeve në Ligën e Kampionëve, Villarreal udhëton në Anfield për gjysmëfinalen me Liverpool të mërkurën në mbrëmje. Skuadra e Jurgen Klopp eleminoi Benfikën me rezultatin e përgjithshëm 6-4 në çerekfinale, ndërsa Nëndetësja e Verdhë pas Juventusit, bëri viktimë edhe Bayern Mynih për t'u prezantuar në katër më të mirat. Liverpool mbetet në një formë të frikshme përpara ndeshjes së parë, me Roberto Firmino, edhe një here, të vetmin dyshim të vogël për vendasit pasi dëmtimi në këmbë e mbajti brazilianin jashtë derbit të Merseyside.

Klopp gjithësesi ka një listë të plotë opsionesh për të zgjedhur dhe pritet të rikthejë Ibrahima Konaten menjëherë në skuadër, me francezin që shënoi në të dyja ndeshjet çerekfinale ndaj Benficas. Jordan Henderson dhe Luis Diaz mund të rikthehen në formacionin titullarë pasi e panë veten mes zëvendësuesve në fundjavë, ndërsa Mohamed Salah është në kërkim të një rekordi: egjiptianit i duhen vetëm katër gola të tjerë në Champions League për të vendosur një rekord të ri për klubet angleze në kompeticion; 33 golat e Faraonit janë kaluar vetëm nga 36 realizimet e Sergio Agueros dhe Didier Drogba.

Ndërkohë, ish-mbrojtësi i majtë i Liverpool, Alberto Moreno nuk do të ribashkohet me ish-klubin e tij në këtë sfidë pasi ende nuk ka rikuperuar nga këputja e ligamentit të kryqëzuar, por problemi i vërtetë për Villareal është mungesa e sulmuesit kryesor Gerard Moreno. 30-vjeçari mund të rikthehet nga dëmtimi në kofshë në kohë vetëm për ndeshjen e dytë, por nuk pritet të zbresë në fushë në Anfield, ndërsa Francis Coquelin është stërvitur me grupin dhe duhet të jetë mirë për të zënë vendin e tij në 11 titullarët. Si rezultat, dilema e vetme e vërtetë për Emery qëndron tek linja ofensive, me Chukwueze, Yeremi Pino dhe Manu Trigueros që luftojnë të gjithë për të zëvendësuar Moreno në krah të Arnaut Danjuma, i cili është përfolur për një trabsferim te Liverpool muajt e fundit, gjë që natyrisht nuk do ta influencojë të bëjë maksimumin për spanjollët e surprizave.

Formacioni i mundshëm i Liverpool:

Alisson; Alexander-Arnold, Konate, Van Dijk, Robertson; Henderson, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Diaz

Formacioni i mundshëm i Villarreal:

Rulli; Foyth, Albiol, Torres, Estupinan; Parejo, Coquelin, Capoue; Lo Celso; Chukwueze, Danjuma

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI