Flash

Video/ Spektakël në Etihad: poker i City, Benzema mban 'gjallë' Real Madrid

Lapsi.al 26 April 2022
Video/ Spektakël në Etihad: poker i City, Benzema mban

Manchester City fiton raundin e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit dhe synon finalen në Paris. Në Etihad Stadium, skuadra e Guardiolës mundi 4-3 djemtë e Ancelottit në fund të një ndeshje spektakolare. Në pjesën e parë, lojtarët e City nisin fuqishëm dhe fundosin goditjen me De Bruyne (2') dhe Gabriel Jesus (11'), më pas humbin disa mundësi, ndërkohë që për Real Madrid është Benzema (33') ai që shkurton distancën. Në pjesën e dytë Mahrez godet shtyllën, më pas Foden (53') firmos golin e tretë për City, por kundërpërgjigjet Real Madrid me Vinicius (55') që ringjall lojën. 19 minuta më pas erdhi dhe goli i pokerit për skuadrën e Pep Guardiolës i shënuar nga Bernardo Silva (74'), por Benzema (81') realizon nga pika e bardhë e penalltisë duke mbajtur kështu gjallë shpresat e Blancos për ndeshjen e kthimit.

Ndeshja më e bukur e vitit, një nga më emocionueset në Champions League. Rezultati 4-3 me të cilin Manchester City mundi Real Madrid në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ishte diçka e mrekullueshme, pothuajse e vështirë për t'u rrëfyer për shkak të bukurisë së saj të pafund. E falënderon për emocionet vetëm loja e futbollit, edhe sepse do të ketë edhe 90 minuta të tjera në Bernabeu që premton të mbetet po aq e paharrueshme.

Në fund, rezultati është paksa i ngushtë për City, që pati disa shpërthime të çmendura që Madridi u përpoq t'i frenonte. Por nuk mund të nënvlerësosh në asnjë mënyrë një Real që nuk u shtyp kurrë prapa dhe gjeti gjithmonë forcën të mos e braktisë ndeshjen. Herën e parë me xhevahirin e mundshëm të Topit të Artë të radhës, Karim Benzema, pasi një Mahrez i jashtëzakonshëm në fraksione loje, por jo gjithmonë i kthjellët në zgjedhjet e tij, shpenzoi poshtë kundërsulmin e 3-0 së mundshëm. Dhe, më pas, në 4-2 final, kur Laporte në thelb i dhuroi Benzemas dygolëshin personal me penallti.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI