Flash

"Para asaj ndeshje thoshim 'Po fituam do jemi kampionë'": Gosens i vendos gishtin në 'plagë' Juventusit

Lapsi.al 26 April 2022
"Para asaj ndeshje thoshim 'Po fituam do jemi

Pavarësisht supersticiozitetit, Robin Gosens duket se i ka idetë e qarta për finalen e sezonit të Serie A: "Fitorja në kampionat me Juven? Ai sukses do të na sjellë titullin - tha anësori i Interit gjatë një interviste të gjatë për Dazn Gjermani - Para asaj ndeshje thoshim 'Nëse fitojmë, do të jemi kampionë'. E kështu do të jetë, jam absolutisht i bindur".

Anësori gjerman ka folur për karrierën e tij, duke rikthyer momentet më të larta dhe më të ulëta të përjetuara me Atalanta, deri te eksperienca e re me milanezët zikaltër: “Është çmenduri që po më lejohet të luaj në një nga klubet më të mëdha në botë, veçanërisht pas një dëmtimi. Është vërtet argëtuese këtu, Interi ka një ekip të madh, një dëshirë të pabesueshme për të fituar gjithmonë. Sigurisht që ekziston edhe presioni për të fituar çdo ndeshje, por kjo është ajo që e bën gjithçka të fantastike. Inter ishte një mundësi unike. Tani e gjej veten përballë konkurrencës së një lojtari, Perisic, i cili po kalon një sezon të mrekullueshëm dhe që ka fituar gjithçka. Por jam absolutisht i bindur se kjo sfidë do të më ndihmojë".

Gjermani ka shpjeguar edhe zgjedhjen e numrit të fanellës së tij: “Fatkeqësisht kam një numër të ri, sepse 8-a është mbi supet e Vecinos, një lojtar që ka kohë që është në klub. Nuk doja të insistoja për ta patur. Më duket idiotësi të vij në një klub të ri dhe të kërkoj një numër fanelle menjëherë. Por duke qenë se 8-a është numri që më ka shoqëruar gjatë gjithë karrierës sime, doja të paktën 18-ën. Më tërhiqte 8 kur luaja te Vitesse, prandaj ky është numri me të cilin kam lidhjen më emocionale: nuk jam supersticioz”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI