Flash

Tërbimi i Osimhen, shkoi të zihej me tifozët e ndali Juan Jesus: ja çfarë ndodhi në Empoli

Lapsi.al 25 April 2022
Tërbimi i Osimhen, shkoi të zihej me tifozët e ndali Juan Jesus:

Zemërimi dhe nervozizmi në majë në Napoli dhe shfaqja më demostrative është ajo në fund të ndeshjes së humbur me Empolin nga Victor Osimhen, i cili nuk mund ta ikonceptonte që tifozët e Napolit të suleshin kundër skuadrës. Ai gati u nis për të shkuar në sektorin e ultrasve për të debatuar, por Juan Jesus, më me përvojë, e ndaloi duke shmangur probleme më të mëdha. Ndërsa, me kokën ulur, Insigne dhe Mertens duartrokisnin për të falenderuar tifozët që nuk falin një tjetër figurë të shëmtuar në javët e fundit.

Por nëse kjo është parë në fushë, ka një sfond që nuk mund të shihej por është dëgjuar në dhomën e zhveshjes së Castellanit. Sidomos kur aty hyri zëvendës presidenti Edo De Laurentiis, sigurisht aspak i kënaqur me performancën. Shkelma e grushta dollapëve dhe gjithashtu një lloj larje hesapi në një ekip që ka gjendje të ndryshme shpirtërore, duke filluar nga Aleks Meret, të cilit do t'i duhet kohë për të metabolizuar gafën e bërë.

Gjërat nuk janë zgjidhur ende: nga nesër nis grumbullimi në Castel Volturno: të shtunën është Sassuolo. Një fitore mund të garantojë menjëherë një vend në Ligën e Kampionëve, por nuk do t'i mbyllte plagët e një sezoni dyfytyrësh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI