Flash

Kur Wise kapi për fyti Terry…për një makinë: “Por kush k**in mendon se je”

Lapsi.al 25 April 2022
Kur Wise kapi për fyti Terry…për një makinë:

Të jesh kapiten i një skuadre do të thotë të kesh aftësi drejtuese brenda dhe jashtë fushës, me kapacitetin për të ndihmuar shokët e skuadrës në çdo situatë dhe për të bërë më të rinjtë të rriten, duke rrënjosur në to vlerat e vërteta që klubi përfaqëson. Një detyrë që me kalimin e viteve John Terry e ka bërë në mënyrë perfekte. Nëse flasim për Chelsea”, fytyra e parë që vjen ndërmend është ajo e ish-mbrojtësit, i graduar kapiten në vitin 2004 nga Josè Mourinho, një që nga karakteri kupton shumë. Megjithatë, edhe ai duhet të ketë mësuar nga dikush. E ai dikush quhet Dennis Wise, i cili kishte shiritin në krah kur Terry filloi të shfaqej në ekipin e parë.

Wise, i cili tani është tani administratori i vetëm i Comos, ishte kapiteni më i përfaqësuar i Chelsea për një kohë të gjatë, përpara se Terry t'i merrte vendin. Falë edhe disa mësimeve të jetës të marra nga kolegu, siç tha ish-mbrojtësi në podcast-in The Footballers Guide to Football. Terry iu kthye një historie nga viti 1999, viti i paraqitjes së tij të parë në Champions League. Një moment i rëndësishëm, aq sa anglezi vendosi t'i bënte një dhuratë vetes. Diçka që Wise nuk i pëlqeu fare. "Isha 19 vjeç dhe pata idenë idiote të blija një makinë me bonusin e pranisë sime në Champions League. Kështu që mbërrita në stërvitje me makinën time të re, Wise më takoi në korridor dhe më kapi nga gryka përpara të gjithëve: "Kush k**in mendon se je? Merre atë makinë dhe ktheje menjëherë te shitësi". E nuk ishte një këshillë, por një urdhër.

Të cilin Terry, s'ka nevojë të thuhet, e ekzekutoi menjëherë. "Ai më detyroi të ktheja makinën time dhe më humbën ca para. Por ai më mori me vete duke kërkuar një shtëpi për mua, sepse më këshilloi të blija një dhe ishte një ide e mrekullueshme". Duke kthyer sytë pas, ky është një nga momentet kyçe për të ardhmen futbollistike të Terry. "Më vinte turp në atë kohë, por është gjëja më e mirë që mund të më ndodhte. Kështu që e falënderoj për të gjithë ndihmën që na dha, veçanërisht kur bëhej fjalë për drejtimin e të rinjve. Denis nuk mendonte vetëm për të lojtarët e ekipit të parë, por edhe tek djemtë më të vegjël”. Me pak fjalë, një kapiten shumë i mençur. Në fund të fundit, mbiemri i Wise... do të thotë pikërisht këtë!

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI