Flash

Video/ Juventus përmbys Sassuolon dy minuta nga fundi: hipotekon Champions e shënjestron vendin e tretë

Lapsi.al 25 April 2022
Video/ Juventus përmbys Sassuolon dy minuta nga fundi: hipotekon Champions

Në ndeshjen e fundit të javës së 34, Juventus mposhti me përmbysje 2-1 Sassuolon dhe hipotekoi seriozisht vendin e katërt që vlen kualifikimin në Champions League, duke arritur tashmë në -1 nga Napoli i vendit të tretë. Në Mapei pjesa e parë u luajt nën ritmin e jeshilzinjve që zhbllokuan me Raspadorin (39'), objekt i dëshirës së bardhezinjve në merkato. Në të 45' erdhi goli i barazimit nga Dybala, me një të majtë nën traversë, ndërsa në pjesën e dytë hyri edhe Vlahovic, por ishte Kean ai që gjeti golin e fitores në minutën e 88.

Juve, pas një pjese të parë të vuajtur dhe një rifillimi më të ekuilibruar, gjeti golin e 2-1 në stadiumin Mapei në minutën e 88 me Kean, i cili mori vendin e Moratas në minutën e 67. Bardhezinjtë arritën kështu të përfitojnë duke iu afruar vendit të tretë, tani një pikë nga Napoli dhe duke zgjatur hendekun mbi Romën, Fiorentinën dhe Lazion, që pësuan të gjitha humbje këtë javë.

Avantazhi i merituar i Sassuolos erdhi nga këmbët e Raspadorit, me shumë mundësi lojtari i ardhshëm i Juventusit, por e majta e dhunshme e Dybalas me të cilën ndoshta shkarkoi zemërimin e tij për faktin se tashmë është (pothuajse) një ish, barazoi rezultatin. Është goli numër 114 me bardhezinjtë për argjentinasin e tani Baggio është vetëm një gol larg. Raspadori, me golin e tij të dhjetë në sezon, bëhet italiani i parë i lindur në vitin 2000 që shkon në dopio shifra në një turne të vetëm të Serisë A.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI