Flash

"E menduam dhimbje koke, pastaj u rrëzua": djali i Tacconit tregon ngjarjen e është optimist për shërimin e ish-portierit

Lapsi.al 26 April 2022
"E menduam dhimbje koke, pastaj u rrëzua": djali i Tacconit

U ndje keq papritur, në dukje një dhimbje koke e thjeshtë. Më pas “kur hipi në makinë u rrëzua menjëherë”. Kështu nisi lufta e ish-portierit të Juventusit, Stefano Tacconi, me isheminë cerebrale, e cila e goditi papritur. Rrëfimin e ngjarjes, që mbajti në ankth dashamirësit e futbollit, e ka bërë Andrea Tacconi, djali i portierit historik të Juventusit, në një intervistë për Rai.

Situata është ende kritike, por ka ardhur gradualisht duke u stabilizuar: "Për momentin është akoma në koma farmakologjike. Ka bërë një CT dhe nuk ka probleme të veçanta. Hemoragjia që ndodhi të shtunën është ndaluar dhe tani duhet të presim shërimin". Pas frikës fillestare, krejtësisht e papritur duke pasur parasysh shëndetin e mirë të 64-vjeçarit, kanë nisur të vijnë disa lajme më pak negative: “Ka shenja të para inkurajuese, lëviz pak sytë dhe gjymtyrët”. Situata është padyshim ende shumë delikate, pavarësisht optimizmit të kujdesshëm të orëve të fundit. “Duhet kohë” përfundon me të drejtë djali i tij, Andrea.

Në “Mattino 5” ka folur më pas doktori që kujdeset për ish-portierin, Andrea Barbanera, i cili shpjegoi se “kontrollet instrumentale që janë kryer janë të kënaqshme”, edhe pse “rruga është aktualisht e përpjetë”. Pavarësisht kësaj, saktëson Barbanera, “fakti që situata është stacionare është pozitiv, ne kemi kapërcyer një pengesë të rëndësishme”. Neurokirurgu ka shtuar pastaj se “për përditësime të mëtejshme dhe më të thelluara do të duhet të presim javën e ardhshme”, gradualisht do të ulet qetësimi farmakologjik dhe “në atë moment do të jemi në gjendje të vlerësojmë panoramën reale klinike”.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.40

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI