Flash

"Juve e Bayern ndoshta, ne nuk do t'i nënvleftësojmë". Klopp i magjepsur nga Villareal: "I studiova e thashë 'uau!'"

Lapsi.al 26 April 2022
"Juve e Bayern ndoshta, ne nuk do t'i

“Është e mundur që ata të jenë nënvlerësuar nga Juventusi dhe Bayern Mynih, por kjo nuk do të ndodhë me ne”. Në vigjilje të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve ndaj surprizës Villarreal, tekniku i Liverpool, Jurgen Klopp, mban lart përqendrimin e Reds: "Nesër do të jetë një ndeshje shumë e vështirë, e kundërta do të ishte anormale. E pamundur për një gjysmëfinale të Champions League të jetë i thjeshtë - deklaroi gjermani në konferencën për shtyp - Kisha respekt që më parë për Emery dhe skuadrën e tij, por pasi i analizova me kujdes thashë: 'Uau!'".

“Mund të jenë nënvlerësuar nga Juventusi dhe Bayern Mynih, por kjo nuk do të ndodhë me ne – shtoi Klopp – Natyrisht që duan të arrijnë në finale, por për ne është e njëjta gjë. Do të ketë momente në të cilat ne do të vuajmë, e di, por dimë si t'i bëjmë edhe ata të vuajnë”, siguroi trajneri gjerman.

Më pas kanë ardhur edhe elozhet për kolegun spanjoll: “Emery është një trajner i fiksuar pas detajeve, skuadra e tij është në gjendje të reagojë ndaj çdo lloj rezultati, ai ka një plan nëse është në avantazh 1-0, apo nëse është prapa me rezultatin. Ai është një trajner i klasit botëror, i cili bën një punë të jashtëzakonshme”.

Në fund Klopp foli edhe për presionin e ushtruar ndaj tij dhe gjithë ekipit: “Që kur kam ardhur këtu, ka qenë gjithmonë kështu. Duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet, të gjithë janë kundër nesh sigurisht, por asgjë nuk ka ndryshuar. Çdo ndeshje që luajmë është në qendër të vëmendjes, e kundërta nuk ka ndodhur kurrë - shpjegoi ai - Nesër do të na duhet një atmosferë si ajo kundër Barcelonës. Mezi pres të fillojë ndeshja, jam i sinqertë".

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI