Flash

Presidencialet/ Franca përballë rrezikut të ekstremit të djathtë

Lapsi.al 11 April 2022
Presidencialet/ Franca përballë rrezikut të ekstremit të

Franca do të përballet me një fushatë brutale dyjavore për të ardhmen e vendit, pasi presidenti aktual i qendrës, Emmanuel Macron, do të sfidojë Marine Le Pen të ekstremit të djathtë për presidencën, duke u pozicionuar si një "progresist" pro- evropian kundër asaj që ai e konsideron si anti- myslimane, me program nacionalist dhe "mike" të Vladimir Putin.

Macron kryesoi raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale franceze të së dielës me 27.6% të votave, ndaj 23.4% të Le Pen, sipas rezultateve fillestare të parashikuara nga Ipsos për France Télévisions.

Ai arriti një rezultat më të mirë në raundin e parë, në krahasim me pesë vjet më parë dhe padyshim që fitoi mbështetje në orët e fundit të fushatës pas paralajmërimeve të tij të ashpra se votuesit duhej të frenonin të djathtën ekstreme dhe për të mbrojtur vendin e Francës në skenën diplomatike pas luftës në Ukrainë.

Por rezultati i Le Pen ishte gjithashtu më i lartë se pesë vjet më parë. Ajo ka fituar vazhdimisht mbështetje pas fushatës së fortë për krizën e kostos së jetesës dhe inflacionin, të cilat ishin bërë shqetësimi më i madh i votuesve.

Të gjithë kandidatët kryesorë, me përjashtim të ekspertit televiziv të ekstremit të djathtë, Éric Zemmour, menjëherë u bënë thirrje francezëve që të votojnë taktikisht për të mbajtur larg Le Pen, në raundin e dytë.

Macron u tha gazetarëve: “Kur e djathta ekstreme, në të gjitha format e saj, përfaqëson kaq shumë në Francë, nuk mund të konsideroni se gjërat po shkojnë mirë, kështu që ju duhet të dilni dhe t'i bindni njerëzit me shumë përulësi dhe respekt për ata të cilët nuk ishin në anën tonë në këtë raund të parë.” Ai u tha mbështetësve: “Mos gaboni, asgjë nuk është vendosur dhe debati që do të kemi në dy javët e ardhshme do të jetë vendimtar për vendin tonë dhe për Evropën”.

Në fjalimin e saj triumfues, Le Pen u përpoq të përfitonte nga ndjenja anti-Macron pas protestave antiqeveritare të jelekëve të verdhë dhe e quajti atë si përçarës dhe polarizues. Ajo tha se raundi i fundit do të ishte "një zgjedhje themelore midis dy vizioneve të kundërta të shoqërisë", të cilat ajo i shihte si "ndarja dhe çrregullimi" i Macron ose premtimi i saj për "drejtësi sociale" për të mbrojtur "shoqërinë dhe qytetërimin". Ajo u bëri thirrje “të gjithë atyre që nuk votuan për Macron” t'i bashkohen asaj.

Mélenchon i majtë doli i treti, me 22% të votave shumë më lart se parashikimi, duke forcuar pozicionin e tij si përfaqësuesi më dinjitoz në të majtë pas fushatës për koston e jetesës dhe ndryshimin e sistemit presidencial. Ndërsa gara e re rifilloi që të dielën mbrëma për Macron dhe Le Pen për të marrë mbështetjen e kandidatëve më të vegjël, zgjedhja e votuesve të Mélenchon tani është thelbësore. Mélenchon menjëherë mbajti një fjalim në Paris duke thirrur tre herë: "Mos i jepni asnjë votë Marine Le Pen!" mes brohoritjeve të mëdha. Shumica e mbështetësve të tij të majtë pesë vjet më parë zgjodhën të votonin për Macron në raundin e dytë thjesht për të mbajtur larg Le Pen. Por sondazhet këtë herë kanë sugjeruar se një numër prej tyre mund të tundohen të votojnë Le Pen në shenjë proteste kundër Macron.

Zemmour, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes racore dhe kandidoi me një platformë nxitëse kundër imigracionit, doli i katërti me 7.1% të votave – më pak se sa kishte shpresuar. Ai menjëherë u bëri thirrje votuesve të tij që të mbështesin Le Pen.

Tronditja më e madhe e natës ishte rezultati shumë i ulët i Valérie Pécresse, kandidatja e partisë tradicionale të djathtë të Nicolas Sarkozy, "Les Républicains". Ajo ka marre më pak se 5% - një tregues i dobët që ka të ngjarë të çojë në shpërbërjen e partisë së saj në favor të palëve të vijës së ashpër. Kjo mund ta lërë Francën në një pozitë unike në Evropë të mbizotëruar nga nacionalistët anti sistem.

Në një fjalim para mbështetësve, Pécresse tha: “Afërsia historike [e Le Pen] me Vladimir Putin e diskrediton atë nga mbrojtja e interesave të vendit tonë në këto kohë tragjike. Zgjedhja e saj do të nënkuptonte se Franca do të bëhej e parëndësishme në skenën evropiane dhe ndërkombëtare. Prandaj, dhe pavarësisht nga mosmarrëveshja ime e fortë me Macron, unë do të votoj për të në mënyrë që të ndaloj Marine Le Pen”

Platforma radikale kundër emigracionit e të djathtës ekstreme të Le Pen përfshin ndalimin e shamisë myslimane në të gjitha vendet publike, duke përfshirë edhe në rrugë. Por, duke u fokusuar në vështirësitë e familjeve për të përballuar jetesën, ajo arriti të neutralizojë frikën historike për partinë e saj. Këtë muaj ajo u bë personaliteti i dytë politik i preferuar i Francës, pas ish kryeministrit Édouard Philippe.

Disa broshura të fushatës së Le Pen-it, të cilat u shtypën para luftës në Ukrainë, shfaqnin ende një foto të saj duke buzëqeshur me Putinin, të cilin ajo e takoi në vitin 2017. Por dënimi i saj i shpejtë i pushtimit, arriti të tërhiqte vëmendjen e votuesve nga qëndrimet e saj të mëparshme pro-ruse.

Përshtati nga The Guardian, T.Çela Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

36°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI