Flash

Escobar mbron Yuri Kim: "Ajo vazhdon dhe shpjegon politikat tona"

Lapsi.al 7 April 2022
Escobar mbron Yuri Kim: "Ajo vazhdon dhe shpjegon politikat tona"

Historia përsëritet deri në mërzi. Sa herë Sali Berisha sulmon ambasadoren Yuri Kim në Tiranë, dikush i përgjigjet në Departamentin e Shtetit në SHBA. Idërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka reaguar për Top Channel duke theksuar se znj. Kim është përfaqësuese personale e Presidentit Biden.

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Lexo me tej:

Yuri Kim vijon misionin e përçarjes së opozitës

Njohja e Enkelejd Alibeajt si kryetar i Komanduar i Partisë Demokratike nga ambasadorja nxiti pak ditë më parë mërinë e Berishës i cilia tha se guvernatorja nuk mund të vendose se kë duan të zgjedhin demokratët.

Kjo nuk është hera e parë që Yuri Kim thërret në ndihmë eprorët e saj në Uashington. Që kur sulmet u shpeshtuan në vigjilje të kuvendit të PD-së në 11 dhjetor ky është një refren i njohur. Edhe përmers Escobar edhe përmes zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price.

Rikthimi i Berishës/ A mbaroi me turp misioni i Yuri Kim?

Në kongresin e mbajtur në stadium Berisha e atakoi ashpër Yuri Kimin duke e krahasuar atë më ambasadorin sovjetik të kohës së komunizmit. "Dy perandoritë ndryshojnë si nata me ditën, por mjerisht burokratët dhe njerëzit e harrojnë këtë. Presidenti i SHBA me dekretin e tij dekreton në këtë vend një ambasadore, përfaqësuese të vlerave, të kombit të tij të madh. Por çfarë ndodh në këto vite, e paimagjinueshme. Në kulmin e mbulimit me drogë të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e policisë, përfaqësuesi i vendit të lirisë pëgëzon policinë për luftën kundër droogës. Në kulmin e korrupsionit përfaqësuesi i vendit të madh ligjëratë në mbështetje të narko qeverisë, dhe merret nga mëngjesi në darkë duke sulmuar opozitën dhe qëndrimet e saj.

Fjalët e rënda të Berishës kundër ambasadores Yuri Kim

Në një kohë kur me shumë të drejtë propozohen dhe ndëshkohen nga drejtësia trafikantë të markave të ndryshme, një trafikant dërgohet në Shtëpinë e Bardhë, dhe kur kthehet procesi i këtij trafikanti shpallet si procesi politik. A janë këto standarde të dyfishta? A vijnë këto nga SHBA? Jo, këto vijnë nga mafia e George Soros" tha ai kude i bërë thirrje SHBA ve ta hiqnin vendimin e non gratas dhe duke i siguruar  se në krye të PD-së ai do të sillej si aleat i tyre.

Nuk kaluan as tre ditë dhe në përgjigje të pyetjes së Zërit të Amerikës lidhur me akuzat e bëra nga ish kryeministri Sali Berisha ndaj Ambasadores Yuri Kim, se ajo po sillet si guvernatore në Shqipëri dhe se mbështet kryeministrin Edi Rama, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price tha se “Uashingtoni është i shqetësuar nga sulmet e pajustifikuara ndaj ambasadores tonë në Tiranë.

Departamenti i Shtetit i përgjigjet Berishës për akuzat ndaj Yuri Kim: Sulme të shëmtuara

Këto sulme të shëmtuara nuk përfaqësojnë popullin shqiptar. Siç e ka udhëzuar Uashingtoni, theksoi zëdhënësi Price, ambasadorja Kim ka shpjeguar dhe zbatuar qartë politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosmërinë e Presidentit Biden për të mbajtur përgjegjës ata persona që përfshihen në korrupsion, ose minojnë demokracinë.

 Më 19 maj të këtij viti DASH shpalli 'non grata' Sali Berishën si të përfshirë në “veprime korruptive, të tilla si shpërdorim i fondeve publike dhe ndërhyrje në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimet e tij dhe për të pasuruar aleatët e tij politikë dhe anëtarët e familjes së tij”. Pak ditë më pas Berisha njoftoi se e kishte hedhur në gjyq numrin 3 të administratës, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken i cili ishte ai që bëri publik vendimin e SHBA. Por, në 9 shtator falë trysnis së amerikanëve  Lulzim Basha shkoi përtej vendimit të non grata-s dhe e përjashtoi berishën nga grupi parlamentar për shkak të njollës që iu vu nga departamenti i shtetit. Prej këtu nisi dhe përshkallëzimi i deklaratave dhe kundër deklaratave.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI