Flash

Negociatë e fshehtë Berisha -Yuri Kim/ Cilat janë versionet e të dyja palëve

Lapsi.al 6 April 2022
Negociatë e fshehtë Berisha -Yuri Kim/ Cilat janë versionet e

Sali Berisha dhe Yuri Kim nuk humbasin asnjë rast pa lëshuar shigjeta ndaj njëri tjetrit. Nëse të hënën pas takimit me Alibeajn, ambasadoria amerikane i bëri thirrje demokratëve të shikonin nga e ardhmja dhe jo nga e shkuara, lideri historik i PD-së nënvizoi sot se partia kryesore e opozitës ishte shndërruar në një seksion të asaja që ai tani më nuk e thërret ambasadore por guvernatore.

Por, përpos këtyre deklarataave sado të forta që zhvillohen në publik, ky konflikt ka edhe anën e padukshme të ajsbergut që luhet në kulisa dhe me ndërmjetës midis palëve. Dikur, para se Basha të përjashtonte Berishën, Lapsi.al botoi një lajm ekskluziv (Linku Poshte)se midis ambasadës dhe njerëzve pranë "doktorit" ishte arritur një akord që ky i fundit të mos ishte prezent në publik. Pasi Berisha dha një intervistë të gjatë në Euroneës, Yuri Kim i kërcënoi "pajtuesit e gjaqeve" se pakti qe prishur dhe tani qe radha e ambasadës të sulmonte.

Lexo me tej:

Zbulohen mesazhet sekrete të Yuri Kim për PD-në përpara intervistës së Berishës

Këtë radhë është Berisha ai që pretendon se ka pasur një tentativë tjetër për kompromis. Ai ka pohuan në A2 CNN, për gazetaren Alba Alishani se dikush i ka kërkuar si pazar që ai të hiqte dorë nga kandidimi në krye të PD dhe si mompensim do ti ofrohej koka e lulzim Bashës, që athere ene nuk kishte dhënë dorëheqjen.   

“Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë, meqë detyrohem ta bëj publike këtë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.

Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.

Beteja që zgjat/ Yuri Kim dhe Berisha nxjerrin armët

Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD-së, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së, sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla”, rrëfeu Berisha.

Logjikisht pohimi i tij mund të duket bindës, pasi ambasadorja Kimi që mori detyrën e eleminimit të politikanit non grata nga eprorët e saj, në shtatë muaj dështoi në mënyrë spektakolare. Pra për të shpëtuar karierën e saj ajo do ishte shumë e interesuar që të gjente një mënyrë për shmangien e Berishës nga kryesimi i PD. Por tjetër është logjika dhe tjetër faktet. Sepse versioni i Berishës nuk konfirmohet nga askush. Ai natyrisht që nuk e tha emrin e ndërmjetësuesit dhe për rjedhojë mbetet burimi i vëtëm dhe i pa verifikueshëm i këtij versioni.

Andi Bushati: Yuri Kim në dyqanin e qelqurinave

Si për ta shuar idenë e ndezur nga ky pohim, pra se mes Berishës dhe ambasadës ka pasur negociata, selia e rrugës së Elbasanit reagoi sot me një deklaratë. Ajo as nuk mohoi as nuk pohoi gjë për këtë tratativë por bëri një përgënjeshtrim indirekt duke mbajtur qëndrimin standart se nuk negociohet me Berishën: “Pozicioni i SHBA në lidhjet me shpalljet “non grata” për korrupsion madhor mbetet i qartë dhe nuk mund të negociohet”, sqaroi ambasada.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI