Flash

Orët e fundit të Alqi Bllakos/ Me kë e negocioi ish-deputeti i Partisë Socialiste dorëzimin në polici?

Lapsi.al 1 April 2022
Orët e fundit të Alqi Bllakos/ Me kë e negocioi ish-deputeti i

Pavarësisht se të gjitha procedurat për arrestimin e Alqi Bllakos u mbyllën mesditën e 31 Marsit, shoqërimi i tij në qeli vonoi deri në orët e para të mëngjesit të 1 Prillit.

SPAK njoftoi se Bllako ka pritur rreth orës 03:30 të mëngjesit për t’u vetëdorëzuar, duke nxitur një thashethemnajë mediatike, sipas të cilës ai ishte arratisur jashtë vendit.

Në fakt, prej ditësh 35-vjeçari ishte nën një presion politik dhe mediatik, në lidhje me përfshirjen e tij për aferën e inceneratorëve. Sinjalet që erdhën nga Partia Socialiste treguan se për Alqi Bllakon ishte rezervuar i njëjti fat si për Lefter Kokën.

Në këto kushte, kur burgosja ishte çështje kohe, arratisja e Bllakos ishte versioni më i besueshëm, pasi ai “u zhduk” duke lënë pa fjalë edhe policinë. Orët e fundit të Alqi Bllakos në liri janë plot mister, ndërkohë që policia e shtoi kakofoninë duke sulmuar mediat për lajmet e rreme.

“Përkundër disa lajmeve të rreme mbi arratisjen e shtetasit Alqi Bllako, ky shtetas ndodhet në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë që prej mbrëmjes së djeshme” thuhej në njoftimin e policisë.

Në fakt, lajmet e rreme për Alqi Bllako kanë qarkulluar që nga mesdita e djeshme. Në fillim gazetarët raportuan për vetëdorëzimin e tij bashkë me të akuzuarit e tjerë, pastaj në orët e mbrëmjes u vetëkorrigjuan, duke raportuar vonesën në arrestime dhe mundësinë për largimin nga vendi.

Një detaj që nxiti imagjinatën ishte postimi në rrjetet sociale i avokatit Sokol Hazizaj që mbron ish-deputetin socialist, i cili publikoi një foto nga avioni me mesazhin: Përqafime!

Por shpjegimi i SPAK për çështjen e Alqi Bllakot ka zbuluar sot se policia nuk ishte problemi. Vërtet arrestimi i ish-deputetit socialist u vonua deri në orët e para të mëngjesit, por prokurorët e kishin njoftuar policinë që në datën 30 Mars për arrestimin e pritshëm të Alqi Bllakos, duke i kërkuar madje, ta mbanin nën mbikqyrje.

“Me shkresën Nr.2407/4 Prot., datë 30.03.2022 kemi njoftuar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë në lidhje me kërkesën e paraqitur në Kuvend për dhënie autorizimi për arrestimin e deputetit Alqi Bllako, duke i kërkuar mbajtjen nën mbikqyrje të deputetit dhe njoftimin e prokurorit të çështjes nëse deputeti do paraqitej në dalje të territorit të Republikës së Shqipërisë” shkruhet në njoftimin e SPAK për këtë çështje.

Por atëherë përse nuk u prangos menjëherë ish-deputeti, njësoj si të akuzuarit e tjerë në dosjen e inceneratorëve? Për çfarë i shërbyen Alqi Bllakos disa orë më shumë në liri gjatë natës së 31 Marsit? Përse duhej që avokati i tij Sokol Hazizaj të postonte foton nga dritarja e një avioni me mesazhin “Përqafime”?

Një shpjegim e jep gazetari Artan Hoxha, sipas të cilit vonesa e arrestimit të Alqi Bllakos shkon përtej hallit të policëve. Sipas tij, gjatë orëve të mbrëmjes, Bllakon nuk e çuan në qeli sepse po negocionte kushtet e dorëzimit të tij. Ndërsa debaton me kolegët në rrjetet sociale, Hoxha, që mbrëmjen e kaluar ishte deri vonë me avokatin Sokol Hazizaj shkruan:

“Rama dje jo vetem qe nuk pati mundesi te tallej, po u mor vete me negociatat, ose dorezohu ose do te shkrijme…”

Sipas Hoxhës, largimi i Bllakos nga Shqipëria ka qenë një opsion, dhe këtu ai bën krahasimin me fatin që pati Llalla duke u larguar në Itali.

“Kishte apo nuk kishte interes eshte tjeter pune, edhe per Llallen nuk kishte leverdi por ja qe mori azilin” shkruan Artan Hoxha.

Shpegimi se orët e fundit në liri, Alqi Bllako i shfrytëzoi për të negociuar dorëzimin e tij duket logjik, për një aferë ku janë të përfshirë krerët e mazhorancës. Bllako duket se ka kuptuar se katapultimi në listat e deputetëve të PS nuk ishte një mburojë politike, por një truk për ta shitur më shtrenjtë si kokë turku. Dhe në këto kushte, kur qelia e burgut është vetëm disa orë larg, vlen shprehja e vjetër: dy duar për një kokë!

©LAPSI.AL

Të këshilluara

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij. Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit. Ve...

20:56

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI