Flash

Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Lapsi.al 30 March 2022
Hetimet/ Kush e tradhtoi Nuredin Dumanin

Nuredin Dumani kishte ditur që për shumë kohë t’u shpëtonte si prangave të policisë ashtu edhe armiqve të tij.

Derisa erdhi e marta (ters) e 29 marsit.

Vetë Dumani nuk ka folur ende para hetuesve pasi duhet që t’i nënshtrohej ndërhyrjeve kirurgjikale për të nxjerrë një plumb që kishte marrë pranë shtyllës kurrizore.

Nga të dhënat që mësohen deri tani nga grupi i hetimit, Dumani dyshohet se është implikuar në atentatin ndaj BMË-së në fshatin Papër të Elbasanit. Burime nga prokurori e Elbasanit bëjnë me dije se ka dyshime të forta se Nuredin Dumani është nxjerrë në pritë nga njerëz të afër të tij.

Po ashtu forcohet pista se personi i cili ka kryer atentatin ndaj tij nuk ka qenë Talo Çela siç është përmendur në media, por nuk përjashtohet mundësia që të kenë persona të paguar prej tij.

Të njëjtat burime thanë se Dumani kishte planifikuar vrasjen e një të afërmi të Çelës, por kur iu afrua fshatit Papër në Elbasan, u qëllua me breshëri kallashnikovi dhe mbeti i plagosur.

Megjithëse ajo që ka ndodhur është e paqartë, burime nga grupi hetimor thanë se kamerat e sigurisë në një biznes në zonë, kanë kapur dy makina që lëviznin me shpejtësi, pranë njëra-tjetrës. Pasi u qëllua në lëvizje, Dumani bashkë me një person tjetër janë larguar në drejtim të Fierit. Në banesën ku fshihej u gjet edhe një armë zjarri kallashnikov.

Mbi Dumanin rëndojnë akuzat e 7 vrasjeve, të cilat nisën fill pas grabitjes së Rinasit në prill të 2019-ës. Nuredin Dumani u arrestua nga forcat speciale në Fier, pas një telefonate që mbërriti në numrin pa pagesë të Policisë së Shtetit 129, ku raportohej për një person të plagosur.

Dosja kryesore në të cilën Dumani akuzohet si bashkëpunëtor i Talo Çelës, është ajo e vrasjes së dy vëllezërve Haxhia në Pranverën e 2020-ës e cila rezultoi të kishte motiv lekët e grabitura në Rinas. Pas kësaj vrasje, dyshohet se marrëdhënia e tyre u prish, teksa Prokuroria e Elbasanit beson se Dumani është ekzekutor i Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës, i cili është ende ne kërkim.

Gjithashtu, Nuredin Dumani dyshohet edhe për vrasjen e shtetasit Klevis Kapllani më Rrogozhinë, ndërkohë është i skeduar për disa ngjarje të tjera në Elbasan, për të cilat nuk i është ngritur akuzë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI