Ka disa arsye që e çuan Will Smith drejt një reagimi përtej normales. Batuta shkeli vijën e kuqe; të tallesh me sëmundjen që ka detyruar Jada Pinkett të rruajë kokën ishte e tepërt. Po ashtu, Chris Rock kishte ngacmur edhe më parë bashkëshorten e Will Smith (kur u diskutua arsyeja e mungesës së Jadah Pinket në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në vitin 2016, Rock tha: Për të njëjtën arsye që nuk jam unë brenda të mbathurave të Rihanës; se nuk jam i ftuar aty.)
Është po kaq e vërtetë se roli i Richard Williams, me të cilin Will Smith fitoi Oscar si "Aktori më i Mirë", është ai i një babai shumë protektiv ndaj vajzave të tij, Serena dhe Venus Williams. Një shpjegim është se roli e mori me vete Will Smith, që ndjeu se duhej të bënte diçka njësoj si personazhi i tij në film.
Por në rrjetet sociale dhe në disa media, incidenti po shihet me dyshim. Mos ndoshta ishte një inskenim i parapërgatitur për të peshkuar publikun amerikan? A po aktronin të dy profesionistët për të çuar në maja vëmëndjen ndaj njëri-tjetrit dhe ndaj ceremonisë në vetvete?
Teoritë janë të ndryshme. Në rrjetet sociale fansat “syshqiponjë” po analizojnë me kujdes sjelljen e dy aktorëve. Ka disa shenja që të bëjnë të mendosh se humoristi ishte i përgatitur për shuplakën. Shikoni si e shtrëngon fytyrën ende pa u goditur, sikur ta dinte çfarë e priste. Shikoni videon më poshtë:
Pikërisht për këtë sjellje të komedianit, një komentues në rrjetet sociale shkruan: “Chris Rock duke bërë grimasa për atë që ai e di se do të vijë. Dora mezi e preku. Aktorët, veçanërisht aktorët e aksionit si Will Smith, dinë të godasin me grusht (ose shuplakë) Kjo ishte vënie në skenë." Një tjetër shkruan: “Will Smith dhe Chris Rock sapo mbaruan punën e dekadës. Imagjinoni sikr ta besonit se kjo ishte e vërtetë”. Një e katërt shkroi: “Megjithatë ishte e rreme. Will Smith nuk do ta kishte goditur me të vërtetë Chris Rock-un në atë mënyrë në TV live. Shumë klas. Nëse shikoni me vëmendje në lëvizje të ngadaltë, Chris u përgatit për shuplakën para se të vinte. Ata ndoshta janë paguar mirë për këtë”. Një tjetër tha: “E gjithë gjëja e Will Smith më dukej pak e inskenuar Chris Rock [i përkulur] në pritje të shuplakës. Will Smith buzëqeshi duke u kthyer në vendin e tij pas "shuplakës”. Një tjetër shkroi: “Fiaskoja e Oscars midis Will Smith dhe Chris Rock u organizua për të marrë vlerësime për vitin e ardhshëm, por ende askush nuk e pa këtë vit ceremoninë dhe askush nuk do ta shohë as vitin e ardhshëm”. Por tabloidët anglezë citojnë një ekspert të gjuhës së trupit që ka analizuar, nëse shuplaka e Oscars ishte e inskenuar apo erdhi natyrshëm. Darren Stanton është i sigurt se Smith thjesht nuk mund ta kishte prodhuar “atë nivel emocioni”. Sipas Stanton: “Sapo Chris Rock bëri shaka për gruan e Will Smith, Jada Pinkett Smith, mund të shihni një ndryshim të dukshëm emocional brenda çiftit”. Shakaja për kokën e rruar të Jada Pinkett, pas betejës së saj me alopecinë, e bëri atë qartësisht të pakëndshme dhe ajo tregoi shenja të sikletit dhe përçmimit në fytyrën e saj. “Will, nga ana tjetër, bëri një të qeshur paksa lirshëm dhe u përkul në karrigen e tij, që është një shenjë tensioni ose shqetësimi” thotë Stanton. Sipas tij qëndrimi i Rock-ut tregoi qartë se ai "nuk e priste atë që do të ndodhte" dhe se pati shenja që ai mund të kishte menduar se konfrontimi ishte një "shaka". Ai shpjegoi: “Me duart pas shpine, ai shfaqi një pozicion autoriteti, si shumë oficerë policie, politikanë dhe njerëz të tjerë të fuqizuar që qëndrojnë në situata të caktuara".Chris Rock grimacing for what he knows is coming.
His hand barely grazed him. Actors, especially action actors like Will Smith, know how to pull a punch (or slap) This was staged. pic.twitter.com/rLP0TucxHU — ᴍᴇᴍᴇᴍᴀʀ ? (@ProjectMememar) March 28, 2022
“Ai po ekspozonte gjithashtu pjesën më të madhe të trupit dhe organeve të tij vitale, një shenjë që nuk dukej se kishte ndonjë rrezik të afërt, kështu që ai duhet të kishte menduar se do të ishte një shaka. Kur Will Smith u kthye dhe u ul, gjëja e parë që vërejmë është se ai bën atë që ne e quajmë shtytje mjekrës. Ky është një gjest klasik fuqie dhe dominimi, siç bëjnë kafshët kur mbrojnë të vegjlit e tyre. Mund të shohim gjithashtu flegrat e hundës të hapura, kontaktin e zgjatur me sy, të cilat janë shenja të zemërimit të vërtetë. Ne e shohim gjithashtu atë duke shfaqur një shprehje neverie, në këtë rast bishti i hundës i bie sikur të kishte ndjerë një erë të keqe".Stanton përfundoi: “Ka pasur një sërë teorish në internet se ky konfrontim ishte organizuar, megjithatë, duke u vlerësuar nga shkalla e zemërimit që Will Smith po shfaqte, kjo ishte 100 për qind e vërtetë. Ju nuk mund ta falsifikoni atë nivel emocioni".
Por pas icidentit familja Smith e shijoi festën sikur asgjë të mos kishte ndodhur. Në media qarkulluan foto të Will dhe Jada që këndojnë dhe kërcejnë në tingujt e muzikës me statujën e Oscar në duar.
Djali i tyre, shkroi një tweet, që u shpërnda mbi 40 mijë herë dhe ku shkruante “Kështu i bëjmë ne gjërat”. Chris Rock nuk pranoi të bëjë një padi në gjykatë, megjithëse policia u tregua e gatshme të veprojë për sulmin.
Në fjalimin e tij me lot në sy pas marrjes së çmimit, Will Smith tha se po kalonte një moment të vështirë në jetë. “Për dashurinë, njeriu bën çmendurira” u shpreh ai. Por ne e dimë, se çmendurira bëhen edhe për vanitetin./Lapsi.al