Flash

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë në samitin e NATO-s

Lapsi.al 26 March 2022
Deklarata bombë e Vuçiç/ Edi Rama e mbrojti Serbinë

Një deklaratë e presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka ngritur pikpyetje të mëdha për rolin që ka luajtur kryeministri Rama në takimin e fundit të NATO-s që u zhvillua dy ditë më parë në Bruksel. Vuçiç e lavdëroi në mediat serbe kryeministrin Edi Rama dhe homologun e tij hungarez Victor Orban duke thënë se ata mbajtën një qëndrim të drejtë për Serbinë në këtë samit. 

"Në samitin e NATO-s njëri nga njerëzit që foli drejt për ne ishte kryeministri shqiptar Edi Rama, por edhe miku ynë Victor Orban”, deklaroi Vuçiç në një intervistë për televizionin publik të Serbisë, kur u pyet për iniciativën e Ballkanit të Hapur. Vuçiç e bëri këtë deklaratë si ilustrim të faktit se nisma e përbashkët që ka nisur me Ramën do ti afrojë vendet e gadishullit tonë. “Ballkani i hapur iu përshtatet të gjithëve. Llogaritni dhe do ta shihni se cila iniciativë është më e përshtatshme. Së bashku mund të bëjmë diçka për të ardhmen, por duhet ta ruajmë paqen dhe stabilitetin”, shtoi Vuçiç.

Lexo me tej:

Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë Ramën në hall

Nuk dihet sepecifikisht se ç'mbrojtje i ka bërë Rama Serbisë në NATO- por ish kryeministri Berisha e akuzoi pasardhësin e tij se nuk e mbështeti kërkesën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, ashtu siç bëri presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq. Ky i fundit deklaroi pas takimit se “Kam propozuar që Kosova të integrohet, që më në fund të bëhet një shtet i plotë”.

Ende nuk dihet me saktësi nëse Vuçiç i referohej këtij fakti apo një qëndrimi tjetër të Edi Ramës në samitin e NATO. Por një gjë është e sigurtë, të dy partnerët Ballkanikë e dinë me siguri se agresioni rus në Ukrainë dhe mospranimi nga Beogradi për tiu bashkuar sanksioneve ndaj Moskës e ka krisur goxha idenë e Open Balkan. Prandaj ata po reken ta mbajnë me ç'do kusht gjallë atë. 

Andi Bushati: Ballkanin e hapur e vranë në Kiev

Nga ana tjetër kryeministri shqiptar nuk ka folur asnjë fjalë për ndarjen e mikut të tij nga BE dhe SHBA, për sanksionet, por është munduar ta paraqesë gjysmën plot të gotës duke thënë se falë Ballkanit të hapur Serbia do na ndihmojë me eksportin e drithërave.

Gjatë një takimi në ndërmarrjen e prodhimeve të miellit “Nela” në 12 mars, Rama u shpreh se zhbllokimi i një sasie gruri nga Serbia mund të vijë falë nismës së “Ballkanit të Hapur”. “Po negociojmë me Serbinë për të nxjerrë një pjesë të grurit që është kontraktuar nga biznesmenët tanë atje. Dhe do ta bëjmë falë Ballkanit të Hapur. Këto janë faktet”, tha Rama.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një deklaratë dhënë për televizionin serb “B92”, kishte njoftuar se duke filluar nga e enjtja e 10 marsit, “vendi ynë do të ndalojë eksportet e vajit, misrit, grurit dhe miellit”.

Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë

Por sipas ekspertëve gjithë sasia e grurit për të cilën bëhej fjalë ishte rreth 30 mijë ton, pra as për një muaj furnizim kur dihet se Shqipëria konsumon nga importi një sasi vjetore prej 500 mijë tonësh,

Pra lëvizja e Ramës kishte më shumë nota propagandistike për ti mveshur virtyte që si ka Ballkanit të hapur. Ndoshta këtë bën dhe Vuçiç para serbëve duke thënë se kryeministri shqiptar na mbrojti në Samitin e NATO.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI