Flash

Komentet / Dritë hijet që la pas ikja e Bashës

Lapsi.al 22 March 2022
Komentet / Dritë hijet që la pas ikja e Bashës

Dorëheqja e Lulzim Bashës ëshë parë së paku nga tre këndvështrime të ndryshme nga komentatorët e shtypit të shkruar shqiptar. Të parët janë ata që e kanë analizuar si një veprim logjik të atij që e ka çuar partinë e vet nga humbja në humbje. Të dytët pretendojnë se kemi të bëjmë me një akt të pasinqertë, që mëton ta lërë drejtimin e PD tek kukullat e Bashës, pa qenë ai formalisht në krye. Ka dhe një version të tretë, që e sheh lëvizjen e ish kryetarit si një përpjekje për ta larguar opozitën nga binomi Basha Berisha, duke e lënë këtë të fundit përballë problemit të tij real: non gratas të SHBA.

Lexo me tej:

Largimi i Bashës, vlen edhe si i pasinqertë

Lapsi.al po i sjell të gjitha këto këndvështrime të artikuluara në mediat e vendit duke dhënë një pamje 360 gradë, të këtij momenti kyç për opozitën.

Sipas një editoriali të Skënder Minxhozi; në Javanews.al, pas një piruete të kotë 9 vjeçare PD po rikthehet tek një Berishë i plakur. Ai e përshkruan kështu rugëtimin e Bashës:"Ishte politikani që kurrë s’u bë vetvetja, që edhe kur provoi të bënte të fortin, tentativa i doli e panatyrshme dhe e sforcuar. Ishte kryetari partiak që qysh në ditën e parë në zyrë s’bëri gjë tjetër veçse të provonte të kopjonte paraardhësin para pasqyrës, si rrugën më të shkurtër drejt suksesit".

”Ndërsa Enton Abilekaj në Dosja.al merret me fallcitetin e aktit të dorëheqjs dhe faktin se logjika mbi të cilën ajo u nhrit e thellon krizën e opozitës:

"Lulzim Basha nuk e arriti as solemnitetin minimal të dorëheqjes. Ikja e tij pasoi një paçavure politike të mbështetësve të tij, vazhdimin e një rruge qorre, që ashtu si pushtuesit e tokave që ndërtojnë pa leje, për tu legjitimuar ngre flamurin amerikan. Nuk do dukej si e Bashës nëse deklarata e gatshme e Alibeajt nuk do të përsëriste fjalë për fjalë tekstin e gatshëm të dorëheqjes.

Zgjidhja mungonte në tekstin e dorëheqjes së Bashës, jo pa arsye. Ajo u ishte lënë pasuesve të tij, që me një proces fals, të ribëjnë zgjedhje për të rizgjedhur problemin në krye të partisë. Me një deklaratë të gatshme, me lëvizjen e parë që e kishin gati sepse vetëm ata e dinin, bënë një votim fals për të filluar një proces fals që do ta rrënonte sërish opozitën sikur të vihej në zbatim" ka shkruar Abilekaj.

Dorëheqja e Lul Bashës/ Dyshimet se po bën një lojë për t’u rikthyer në krye të PD-së

Në të njëjtat tone është edhe akademiku Artan Fuga që bën fajtorë për rrugën vetvrasëse ku u fut PD, jo vetën kryetarin e dorëhequr, por edhe ata që e mbështerën në këtë çmenduri.

"Zoti Lulzim Basha iku, ose e ikën, por problemet mbeten. Grupi i tij që pretendon vulën dhe logon e ish partisë demokratike është në kaos. Askush nuk i del më për zot asaj që e quanin parti demokratike mbyllur me dryna brenda bunkerit të shqupit. 8 janari ishte një gafë që historia e Shqipërisë do ta kujtojë me turp. Drejtuesin e ikën, e dorëhoqën, por askush nga ndjekësit nuk merr iniciativën të thotë : Me zgjidhni mua përkohësisht! Shtyrja e zgjedhjes së kryetarit të tyre deri në 2023 është vazhdim i rrugës së katastrofës" shkruan Fuga.

Krejtësisht një tjetër vështrim ka Mero Baze, i cili pa ndonjë surprizë fokusin e vë tek Berisha. Në editorialin e tij në gazeta Tema, Baze pretendon se duke u larguar Basha i hoqi Berishës përdorimin si alibi në betejën e vërtetë kundër SHBA: "Vendimi i tij për t’u dorëhequr sot nga posti i kryetarit të PD, është një vendim logjik, i pashmangshëm dhe i paqortueshëm, pasi Lulzim Basha ishte bërë tabelë qitje për të maskuar betejën e Berishëve kundër SHBA në Shqipëri.

Me dorëheqjen e tij, Lulzim Basha ka lënë zbuluar Sali Berishën dhe gjithë aleatët e tij të hapur dhe të fshehtë në të gjitha krahët, përballë SHBA dhe Perëndimit.

Entuziasmi i tyre se duke mundur Lulzim Bashën po mundin SHBA dhe Perëndimin, sot merr fund" shkruan Baze.

Përpos editorialeve të shkruar edhe emisionet politike të mbrëmjes të së hënës gëluan nga debatet mnb këtë teme, ku pavarësisht këndvështrimeve, pothuajse të gjithë binin dakord se PD gjendet ende shumë larg gjetjes së një kompromisi për zgjidhjen e krizës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI