Flash

Ministria fshehu gripin e shpendëve/ Konfirmimi pas ngordhjes së mbi 1 milion pulave në Durrës

Lapsi.al 21 March 2022
Ministria fshehu gripin e shpendëve/ Konfirmimi pas ngordhjes së mbi 1

Prej më shumë se një jave në pularitë e Durrësit u raportua për ngordhjen masive të shpendëve në shifra tejet të larta, disa qindra mijë në ditë. Situata u bë alarmante nga dita në ditë, kur pularitë më të mëdha mbetën bosh nga sëmundja që po bënte kërdinë.

Alarmin që dhanë në media specialistët se kishim të bënim me grip shpendësh, Ministria e Bujqësisë e mohoi përmes një njoftimi të datës 16 Mars.

“Nuk ka asnjë rast të pranisë së influencës aviare (gripi i shpendëve) në Shqipëri deri më tani” ishte qëndrimi i Ministrisë së Bujqësisë, duke siguruar qytetarët se “nuk ka sëmundje që rrezikojnë konsumatorin apo produktet ushqimore me origjinë nga shpendët”.

Deri këtë të dielë, në tregje vazhdoi normalisht shitblerja e shpendëve edhe të gjallë, pavarësisht se në pulari kishte humbje me ritme të shpejta, që kishin nisur që në datën 7 Mars. Deri më tani mendohet se janë më shumë se 1 milion shpendë të ngordhura.

Të dielën, Ministria e Bujqësisë njoftoi se sëmundja në qarkullim ishte pikërisht ajo e gripit të shpendëve. “Një kampion i marrë sot, datë 19 Mars 2022, analizuar nga laboratori i referencës së Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, ka rezultuar pas analizimit me metodën molekulare të avancuar RT-PCR, me praninë e influencës aviare, H5N8” thuhet në njoftimin e ministrisë.

Pas kësaj kanë nisur masat për kufizimin e virusit.

Është izoluar pularia ku u gjet virusi H5N8, pastaj janë këshilluar të gjithë qytetarët të mos blejnë shpendë të gjalla pa certifikatë veterinerare ose në kushte të papërshtatshme. Së fundmi jepen këshilla që mishi i pulës të gatuhet në temperatura të larta dhe vezët të konsumohen të gatuara.

Por pse u vonua Ministria e Bujqësisë me verifikimin e virusit? Pse nuk reaguan në kohë institucionet kur virusi tashmë qarkullon prej kohësh në Evropë?

Denoncimet për ekzistencën e gripit të shpendëve kanë më shumë se 10 ditë që bëhen në media, ndërkohë që autoritetet e mohonin me vendosmëri ekzistencën e virusit.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor” mendon t’i drejtohet SPAK për hetimin e zyrtarëve që nuk morën masa mbi këtë situatë.

“Ne e denoncuam në kohë problemin e ngordhjes të pulave por nuk u dëgjuam” thuhet në njoftimin e Shoqatës për median këtë të dielë.

“Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor denoncoi publikisht disa herë, prej një jave, se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve. Këto deklarata bazoheshin pas konsultimeve me specialistët më të mirë veterinarë të terrenit si dhe profesorë të nderuar me të cilët Shoqata jonë bashkëpunon prej kohësh”.

“I bëjmë thirrje publike Ministres së Bujqësisë të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve të varësisë, “Instituti Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë” dhe “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve” të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë se 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur në diagnozën përfundimtare në kohën e duhur” .

Shoqata paralajmëron vënien në lëvizje të SPAK, organ që në fakt s’ka pse pret hapat e breshkës plot burokraci të administratës shtetërore.

Më herët, gripi i shpendëve kishte goditur shtete të Bashkimit Europian si Italia, Spanja dhe Gjermania duke bërë që të ngordhin milion shpendë.

Deri më tani, nuk ka asnjë rast të prekjes së njerëzve nga gripi i shpendëve, ndërkohë që Ministria e Bujqësisë ka përsëritur këshillat për më shumë higjienë duke larë duart.

Mishi i shpendëve, ku ka rënë H5N8, deri tani nuk përbën problem shqetësues, gjithsesi mishi i shpendëve të sëmurë apo që kanë ngelur të gjallë gjatë një infeksioni H5N8 nuk duhet të konsumohet nga njerëzit.

Si rregull, mishi i shpendëve duhet të gatuhet mirë para se të konsumohet.

Konsumimi në lokale i mishit të shpendëve të egër, nuk duhet të lejohet pa raportin e mjekut veteriner. Në lagunat, në brigjet e detit, të liqeneve apo në luginat e lumenjve, duhet bërë kontrolle të herëpashershme, për mundësinë e prezencës së shpendëve të egër të ngordhur ose të sëmurë./Lapsi.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI