Flash

Zjarri del nga kontrolli në Klos

Një vatër e madhe zjarri është regjistruar në fshatin Plan i Bardhë, në territorin e Bashkisë Klos. Fillimisht flak&eum...

17:39

Protesta/ Gafat e ministreve kukulla të Ramës që nxitën inatin e turmës

Lapsi.al 19 March 2022
Protesta/ Gafat e ministreve kukulla të Ramës që nxitën
"Budallallëku jep kosto" dhe Edi Rama është përballur me zgjedhjet e tij në kabinetin qeveritar falë mërisë që kanë ngjallur në publik deklaratat e pamenduara të ministreve të tij pa përvojë politike. Në protestën e kësaj të shtune ranë dukshëm në sy disa parrulla që mbanin në duar ata që marshuan nga sheshi Skënderbej në drejtim të kryeministrisë. Në të parën shkruhej: "Sa thasë miell duhen për të mos qenë i varfër". Slogani shoqërohej me foton e ministres së financave Delinda Ibrahimi. Gjithçka lidhej me një deklaratë të saj dy ditë më parë në emisionin "Opinion". E kapur në befasi nga gazetari Blendi Fevziu ajo u përgjigj se me 130-140 euro në muaj dikush nuk quhet i varfër: “Ne kemi një përllogaritje të familjes mesatare. Nuk kemi një përllogaritje sa duhet të jenë të ardhurat e një personi. Patjetër kjo shumëzohet me familjen mesatare që është 3.5 persona. "Nëse pyetja referohet sa duhet të gjenerojë një individ për të mos u konsideruar i varfër, kjo shifër është diku tek 130-140 euro për person”, u përgjigj ajo. Me kot një ditë më pas ministrja u rek ta korigjonte gafën. "Deklarata është një pyetje që mu bë për një tregues statistikor për shkak të detyrave që unë kam mbajtur në të kaluarën. Ka teknikalite në statistika. Ne mund të flasim shumë gjatë për këtë tregues, por nuk është sot momenti për mënyrën se si INSTAT kalkulon shifrat" u mundua të justifikohej ajo. Dëmi ishte bërë. Shumë njerëz që kishin përafërsisht këtë sasi mujore të ardhuarash bënë deklarata në rrjet se ekonomikisht jetesa e tyre ishte e pamundur. Lexo me tej:

“Me 130 euro në muaj nuk je i varfër”/ Ministrja në siklet pas deklaratës

Deklara e shefes së financave ishte një tregues i qartë i shkëputjes së një grushti të vogël sunduesish nga problemet reale të shumicës së shqiptarëve. Prandaj Delina Ibrahimi, pothuajse anonime kur u bë ministre, fitoi një popullaritet të papritur falë këtij lapsusi prej amatoreje. E dyta, që u bë target i demostruesve ishte një tjetër ministre Edona Bilali. Pankarta me portretin e saj, që demostruesit mbanin në duar shkruante: "Ti lutemi Zeusit që të bjerë shi". Pra në këtë kohë krize, kur energjia në bursat ndërkombëtare ka shkuar në qiell dhe kur kazkada e Drinit është zbrazur demostruesit ironizonin shprehjen e shkodranes Bilali që e krahasonte Edi Ramën me Zeusin. VIDEO virale në rrjet, ministrja Edona Bilali: Edi Rama është në rrugën e duhur për t’u bërë Zeus Në ditët e para të protestës nga mëria e protestuesve nuk shpëtoi as ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku. Madje disa zërka filluan ti kërkojnë dorëheqjen para asaj të kryeministrit. Aq e fortë u bë kjo tendencë sa filluan edhe aludimet se mos këto thirrje sponsorizoheshin nga Erion Veliaj. Mëkati i Ballukut ishte një deklaratë, në fillim të krizës së rritjes së çmimit të naftës, ku ajo i bëri thirrje qytetarëve të ecnin në këmbë dhe të mos përdornin veturën edhe për të dalë të blenin cigare.

“Hiq dorë nga eskortat që të shoqërojnë edhe kur lyen flokët”- Aktivisti Adriatik Lapaj mesazh për ministren Balluku

Më të rëndë e bëri qëndrimin e Ballukut fakti se ai u krahasua me qëndrimin prej bibe të koleges së saj, Bora Muzhaqi. Kur ministrja e rinisë u pyet befasisht nga gazetarët ajo u përgjigj me naivitet: 'Unë jam e detyruar të përdor makinë si anëtare kabineti". Pra morali i fabulës, bënni si them unë, mos bëni si bëj unë.  Ka qenë kjo garë se kush bën gafën më të madhe që po tregon se virusi i spiropalizimit është kthyer në pandemi brenda rilindjes. Dhe kjo mungesë profesionalizmi dhe empathie, në kohë krize, i ka revoltuar më shumë qytetarët të cilët e kanë shprehur dufin e tyre përmes memeve dhe pankartave. Nga ana tjetër, Edi Rama, i gjendur në këtë situatë të vështirë. po paguan çmimin e velinave që ka futur në qeveri. Ai donte të thyente rekordin europian të kabinetit me më shumë femra, por duke zgjedhur seksin para përvojës, aftësisë dhe kujdesit për njerëzit të kukullave që ka bërë ministre, në vend që të reflektojë emancipim dhe barazi, po nxit mëri, batuta dhe sarkazëm. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Kështu fillon Lufta e Tretë Botërore

(Në foto piktura: “Lulja e vdekjes - shpërthimi i një predhe të rëndë - jo siç duket, por siç ndihet, tingëllon dhe mban erë” e Claggett Wilson, rreth vitit 191...

12:03

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI